Negociatat/ “Basha e zuri shah-mat me vettingun”, Rama i bindur: Prisni, dardha e ka bishtin prapa

676
Partia Demokratike ka pretenduar se mospranimi i paketën “McAllister+” nga ana e kryeministrit Rama ka nxjerrë sipas saj në pah faktin se Rama është kundër vettingut. Këtë qëndrim mbajti sot madje edhe ish-kryeministri, Sali Berisha.
Por të njëjtin mendim me opozitën i ka shprehur sot Ramës edhe një prej ndjekësve të tij në “Facebook”, i cili ka ironizuar madje kryeministrin duke i thënë se “Basha të zuri shah-mat”.

Nga ana tjetër nuk ka munguar as replika e shefit të qeverisë.
REPLIKAT NË FACEBOOK

KOMENTUESI: Të zuri Basha dhe Opozita shah mat. Ti ke 3 muaj qe thua vetingu ose ska dhe tani qe Opozita esht dakort ta votoj ti thua jo as vetingu as paken qe Amerika dhe Europa ishin dakort. Te dolen genjeshtrat ne shesh tani ske nga tja majsh

EDI RAMA: Prit Anton prit, mos degjo lajmet nga bunkeri i plastmasit se dardha e ka bishtin mbrapa thote populli.
Sigal