Sigal

Marko Bello: Shqipëria është sot diktaturë e shumicës parlamentare

E shpallur republike parlamentare me Kushtetutën e vitit 1998, Shqipëria është sot diktaturë e shumicës parlamentare, vendi ku lideri i mazhorancës kontrollon ekzekutivin, legjislativin dhe, përmes vetting-ut edhe sistemin gjyqesor. Me forcën e kartonit të shumicës nën urdhërat e Njëshit, ndodh që sot Parlamenti voton që prona publike mund t’i jepet thuajse falas firmave të ndërtimit për të ndërtuar shumëkatëshet, që do të mbushin xhepat e disave dhe zhdukin memorien historike të qytetit, duke krijuar një xhungël që pritet ta vdesë pak e nga pak jetën dhe të ardhmen e atij që shqiptarët e mençur dhe patriotë e shpallen kryeqytet në 1920. Është e habitshme se sa me lehtësi ligjvënësit, të cilët jane betuar se do të respektojnë Kushtetutën dhe interesat e vendit, pranojnë të mbyllin sytë dhe gojën, duke votuar çdo projektligj të servirur nga Qeveria, edhe pse ai vjen në kundërshtim të hapur me Kushtetutën, marrëveshjet ndërkombëtare dhe ligjet organike në fuqi.