Sigal

TIRANE- Kryerregjustruesi Valdin Pjetri është thirrur sot në një dëgjesë publike në Komisionin e Edukimit për të dhënë informacione për pronësinë në zonën e Teatrit dhe rreth tij. Që në nisje të fjalës së saj kryetarja e komisionit, Albana Vokshi pohoi se Pjetri ka refuzuar që të informojë Kuvendin për këtë çështje.

Vokshi kërkoi që kryerregjistruesi të sqaronte të pranishmit se në cilin nen të ligjit bazohet refuzimi për të mos dhënë informacion. Kaq ka mjaftuar që të ndërhyjë deputeti i PS-së Besnik Bare, i cili iu kundërpërgjigj Vokshit ndërsa i kërkoi që ajo të linte Pjetrin të fliste dhe më pas të vijonte me ‘luftën patriotike’.
WhatsApp Image 2018-07-16 at 11.31.46
DEBATI
Albana Voshi: 
Informacioni që na keni dhënë nuk kanë lidhje me specifikat që kemi kërkuar. Cilat dispozita ligjore jeni mbështetur. Cila dispozitë ligjore ju ndalon juve të jepni informacione?

Besnik Bare: Po e orientoni drejt asaj që doni ta çoni ju. Do ju lutesha që të lejojmë të flasë kryeregjistruesi. Pastaj le të bëjmë atë ‘luftën patriotike’.
Vokshi: S’kemi luftë këtu. S’kemi ardhur për luftë.

Bare: Preferoj një etikë tjetër, drejtimin nga zoti Pollo.
Vokshi: Këtë shprehje e përdorni shpesh dhe e keni bërë bajatë. Ne kemi për detyrë që të bëjmë transparencë. Jepni informacione këtij komisioni. Është shumë e thjesht.
Valdin Pjetri: Duhet t’u sqarojë juve kryetare dhe komisionin se në datë 9 ka ardhur kërkesa për t’u paraqitur në komision, pasi koha ishte e shkurtra.
Vokshi: Hartën se keni sjellë! Ku është harta?! Kemi kërkuar sipërfaqen të regjistruar në pronësi të teatrit kombëtar, dhe pasuritë e paluajtshme ku ndodhet teatri. Pasuritë e paluajtshme që kufizojnë Teatrin Kombëtar. Gjenda aktuale e pronësisë së pasurive të paluajtshme që përfshihen brenda zonës kadastrale.
Valdin Pjetri: Pronësia është hedhur sipas kartelës së pasurisë. Përsa i përket pasurisë së paluajtshme që është shitur, nuk kishte një kontratë.
WhatsApp Image 2018-07-16 at 11.31.39