Sigal

Luana Vjollca ka njoftuar se e ka gati projektin e ri muzikor që do ta lansojë së shpejti.

Përmes një videoje të shkurtë të publikuar në rrjetet sociale, moderatorja e shndërruar në këngëtare ka treguar se e ka gati edhe klipin e kësaj kënge.

Ajo i ka pyetur ndjekësit e saj nëse duhet ta lansojë sot (e hënë) apo të presë edhe ndonjë ditë.

Në bazë të përshkrimit të lokacionit, Luana ndodhet në Gjakovë, ndërsa si gjithmonë do të vijë atraktive në videoklipin e ri.

Pritet të shihet nëse do të pëlqehet kënga e re nga fansat e biondes së popullarizuar.

 

Në muajin qershor, Luana e publikoi bashkëpunimin me Bujar Qamilin, “Mi dhe flake mallit tim”, që është bërë hit.

Videoklipi i asaj kënge ka kaluar shifrën prej shtatë milionë shikimesh në YouTube.