Mallakastër/ Kapllanaj ofron Kryetarin, pas moskonstituimit të Këshillit Bashkiak

123
Mbledhja e Këshillit bashkiak në Gjirokastër ka dështuar për të dytën herë brenda një jave. Shkak për mosmbajtjen e mbledhjes ku do të zgjidhej kryetari i këshillit është bërë bojkotimi i këshilltarëve të majtë.
Këshilltarët e majtë për të dytën herë brenda nje jave kanë bojkotuar mbledhjen e Këshillit bashkiak në Mallakastrër.
Lajmi konfirmohet nga kreu i Bashkisë, Agron Kapllanaj, ndërsa thekson se bllokimi dhe bojkoti që po i bëjnë të majtët Këshillit bashkiak po pengon punën e Bashkisë.
Agron Kapllanaj: Ka dështuar përsëri mbledhja e Këshillit bashkiak të Mallakstrës. Arsyeja ka qenë bojkoti i këshilltarëve të majtë se mungojnë dy këshilltarë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në mbledhje e parë të konstituimit të Këshillit bashkiak, janë larguar dy këshilltarë pas votimit dhe sot po ata dy këshilltarë kishin paralajmëruar bojkotin e tyre.
Në mënyre që puna e Bashkisë të mos bllokohet, kryebashkiaku Kapllanaj pohon se në një bisedë me përfaqësues të së majtës, u ka ofruar kreun e këshillit bashkiak, pasi këshilltarët e majtë përbëjnë shumicën.
Agron Kapllanaj: U kam bërë një ofertë të dy forcave politikë, me mirëkuptim duke tërhequr kandidatin për kryetar të Këshillit bashkiak të forcës së djathtë. Për hir të qytetarëve mallakastriotë ne nuk duam të vazhdojmë me bojkote ky këshill dhe tërheqim kandidaturën tonë.
Deri sa këshilltarët të përmbushin detyrat e tyre, personat që trajtohen me ndihmë sociale duhet të presin për kalimin e pagesave.