Lulzim Basha: ODIHR rrëzoi 30 qershorin. Ky regjim është i degraduar

498
Sigal

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i PD-së, Lulzim Basha i rikthehet edhe një herë raportit paraprak të OSBE/ODIHR, duke u shprehur se ky raport rrëzon 30 qershorin monist të Ramës.

“Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë, dhe prapë manipuloi”, thekson Basha duke shtuar se ky regjim është degraduar.

“Edhe pse shumë i kujdesshëm për të mos e acaruar klimën politike, raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje një partiake, por edhe zgjedhje te vetë-vjedhura.

Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë, dhe prapë manipuloi.

Ky regjim është tashmë i degraduar plotësisht. Vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike, kushtetuese dhe ekonomike të vendit mund të na shpëtojë nga autokracia, krimi, varfëria dhe prapambetja”, shkruan Basha në postimin e tij.