Luan Rama injoron Bashën: Nuk merremi me ata që garojnë për vendin e tretë

453
LSI forcë e parë do të thotë; drejtim i ri i qeverisë, ulje taksash dhe hapje vendesh të reja pune…VOTO nr.1, VOTO LSI
Me lejoni që përmes kësaj konference shtypi të dërgoj një mesazh përshëndetjeje dhe falënderimi për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në mënyrë të veçantë për të gjithë kandidatët tanë për deputetë në të gjithë Shqipërinë, të cilët përmes një pune të 

jashtëzakonshme, përmes një angazhimi maksimal dhe komunikimi të drejtpërdrejtë me shumë sinqeritet me të gjithë qytetarët e vendit, kanë bërë të mundur që LSI të ketë një rritje të jashtëzakonshme të mbështetjes qytetare në të gjithë vendin. Falë kësaj pune, falë thjeshtësisë dhe seriozitetit në komunikimin me 

qytetarët rritja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është disa herë më e madhe, 

referuar të gjitha rezultateve të mëparshme që ajo ka arritur. Prandaj të tjerët janë të shokuar dhe të çoroditur, në panik prej rritjes së LSI së, të përçarë e të demoralizuar prej listave skandaloze, jo përfaqësuese dhe largimit gjithnjë e në rritje të votuesve të tyre, ata shohin rritjen e LSI-së dhe nuk menaxhojnë dot panikun e tyre. Punë për ta, ata le të vazhdojnë të 

merren me LSI-në, unë nga Selia Qendrore e LSI-së por në emër të gjithë 
anëtarëve, simpatizantëve, mbështetësve dhe votuesve të shumtë të LSI-së, 
mund t’i ngushëlloj me vargjet e Migjenit: “Rrugës për në theqafje këtejpari i 
ranë”. 

Unë i ftoj të gjithë kandidatët, drejtuesit e strukturave elektorale të LSI-së që 
të kenë në fokusin e tyre vetëm qytetarët, qytetarët dhe përmirësimin e 
cilësisë së jetës së tyre. Me seriozitet dhe transparencë maksimale të 
përqendrohen tek programi i Lëvizjes Socialiste për Integrim për uljen e 
taksave, në veçanti për pagat dhe bizneset, si e vetmja rrugë për formalizimin e 
ekonomisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës. LSI forcë e parë do të thotë 
drejtim i ri i qeverisë që ul taksat dhe krijon vende pune të mirëpaguara. 
Kryetari i PD-së Lulzim Basha prej ditësh artikulon akuza ndaj LSI-së. A 
keni ndonjë koment për to? 
Më lejoni të ruaj fokusin e vëmendjes, të angazhimit dhe të të gjithë 
impenjimit maksimal të anëtarëve, simpatizantëve dhe të qytetarëve që votojnë, 
mbështesin dhe shohin te Lëvizja Socialiste për Integrim drejtimin e ri të 
qeverisë dhe të mos humbas as kohën tuaj të çmuar, as kohën time, duke u 
marrë me ata që luftojnë për vendin e tretë. 
Z. Rama, LSI ka qenë në qeveri edhe me PD-në edhe me PS-në. Çfarë mund të ofroni ndryshe për të dalë forcë e parë? 
Përsa i përket pyetjes suaj në lidhje me faktin që kemi qenë në qeverisje edhe 
më PD edhe me PS-në është e vërtetë. Po, ne kemi qenë në qeverisje si garanci 
e stabilitetit të qeverisjes, si garanci e funksionimit normal të institucioneve të 
vendit. Po, ne kemi në qeverisje si garanci e reformave në kuadër të procesit të 
integrimit evropian të vendit, por kemi qenë në qeverisje dhe si profilaksi 
përballë arrogancës mendjemadhësi dhe abuzimit të qeverive. 
Ndërkaq, LSI në të dyja qeveritë nuk ka pasur asnjëherë drejtimin e qeverisë, 
prandaj jemi sot përballë qytetarëve, prandaj oferta jonë është për LSI-në forcë 
të parë për një drejtim të ri të qeverisë për atë drejtim që duan qytetarët larg 
konfliktit, larg krizës larg mendjemadhësisë arrogancës dhe abuzivizmit 

qeveritar. 
Ju thatë që keni pasur një rritje të anëtarësisë. Ku jeni bazuar në këtë që 
thoni ndërkohë që dje keni pasur edhen një sondazh televiziv ku dilnit të 
paktën forcë e tretë? Mos ndoshta i referoheni edhe sondazheve tuaja? 
Jo vetëm të anëtarësisë, rritje me disa herë të mbështetësve që do të votojnë 
LSI-në. Nuk i referohem sondazhit, aq më pak sondazheve klienteliste të 

manipuluar dhe të pavërtetë. Historia e LSI-së me sondazhet ka qenë gjithnjë histori suksesi për LSI-në dhe histori zhgënjimi për sondazhet dhe porositësit e tyre. Por për vlerën reale të mbështetjes të jeni të bindur, do të jemi këtu gjatë gjithë ditëve të fushatës dhe në mënyrë më të drejtpërdrejtë më 26 qershor në mëngjes kur do të konfirmojmë LSI-në forcë të parë dhe drejtim të ri të qeverisë me LSI-në forcë të parë. 

Z. Rama gjatë një takimi të bërë dje ka deklaruar se PS-ja ka kërkuar që 
timoni i qeverisë të jetë vetëm i PS-së, duke mos mbajtur në prehër të tjera forca politike.A do të jeni të gatshëm që pas 25 qershorit ta drejtoni së bashku timonin e qeverisjes? 
E para nuk dua t’u referohem shprehjeve të mekanikës apo të automjeteve se 
qeverisja nuk është një makinë. Qeverisja është një përgjegjësi, qeverisja është 
një mision, qeverisja është shërbim ndaj qytetarëve të vendit dhe referuar këtij 
koncepti dhe këtij vlerësimi, ne ofrojmë modelin, drejtimin e ri të qeverisjes 
krejt të ndryshëm nga qeverisjet e mëparshme, që kanë pasur në fokusin e 
tyre kryetarët me timonin dhe jo qytetarët me hallet e tyre. 
Sigal