Mbyllet numërimi në Pogradec dhe Divjakë, Josif Gorrea dhe Ilir Xhakolli zgjidhen kryebashkiakë (Shifrat)

108
Sigal

Mbyllet procesi i numërimit edhe në bashkinë e Pogradecit. Ilir Xhakolli kandidat i PS me 17 996 vota merr mandatin e 2-të për drejtimin e bashkisë.

Nga ana tjetër kandidati i koalicionit bashkë fitojmë Zini Tollozhina e ka mbyllur garën me 8123.

Ajo çfarë të bën përshtypje është diferenca prej 9873 votash e Ilir Xhakollit me kundërsharin e tij politik. Diferencë që është më e madhja në gjithë historinë e zgjedhjeve lokale në Pogradec. Ilir Xhakolli në zgjedhjet lokale të këtij viti ka 900 vota më shumë se në zgjedhjet lokale të 2019-ës.

Sakaq, në Divjakë ka përfunduar gjithashtu numërimi i votave.

Në Bashkinë Divjakë, mandati i kryebashkiakut i është besuar kandidatit të PS-së, Josif Gorrea, i cili ka marrë 9309 vota.

Nga ana tjetër, deri më tani kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Aurel Malko ka marrë 6916 vota.

Kujtojmë se kandidati i PS-së Josif Gorrea, ka mandatin e parë si kryebashkiak.