LSI: Në Vorë, nuk ka bastion të partive por vlera të personave që kandidojnë

437
Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi ndaj deklaratës të kreut të PD-së, Lulzim Basha për garën elektorale në Vorë. Anëtarja e kryesisë së LSI-së Nora Malaj deklaroi se Vora “nuk është bastion i askujt, por bastion i qytetarëve”. Sipas Malaj, tashmë është klima e duhur, që i gjithë komuniteti të shkojë drejtë kutive të votimit , për të votuar kandidatët më të mirë.
“Më vjen keq për individin që gënjen për Vorën, që vazhdon të inskenojë historira të trishta e gënjeshtra për Vorën. Qytetaria e Vorës nuk e meriton të quhet bandë. Është pjesë reale e integrale e shoqërisë sonë.
Jemi për të treguar se nuk ka bastion të partive po vlera të individëve që garojnë dhe vlera të qytetarisë dhe jo më larg se dje kam takuar kandidatin e PD, për ti dhënë garancinë, mirëkuptimin pasi për ne nuk ka rëndësi fitorja, sepse është e garantuar po ka rëndësi vlera e qytetarisë, standardet e vlerësimit të garës elektorale.
I kujtoj individit që gjithmonë thotë gabim për Vorën se Vora nuk është bastion i askujt, po bastion i qytetarëve”, tha Malaj.
Duke ritheksuar se Vora nuk është bastion i asnjë parti, Malaj ftoi të gjithë qytetarët të bëhën pjesë në mbylljen e fushatës në sheshin e Vorës, që sipas saj është një nga modelet më të mira elektorale.
“Në Vorë, nuk ka bastion të partive por vlera të personave që kandidojnë. Për ne ka rëndësi vlera e qytetarisë dhe standardet në demokraci.
“Ne këtu jemi për të treguar vlerë reale, vlerë intelektuale, vlerë qytetare, dhe për t’i dhënë Vorës si çdo 61 bashki të Shqipërisë, vlerën që meriton në garën e mrekullueshme elektorale që po bën.
Ne sot jemi këtu për të treguar që nuk ka bastion të partive, por ka vlera të individëve që garojnë, ka vlera të qytetarisë. Jo më larg se dje, kam takuar në emër të shtabit elektoral të z. Luan Sallaku, kandidatin e Partisë Demokratike që garon nën siglën e saj, për t’i dhënë garancinë, për t’i dhënë mirëkuptimin, pasi për ne nuk ka rëndësi fitorja, sepse fitorja tashmë është e garantuar, por ka rëndësi vlera e qytetarisë, ka rëndësi standardet e vlerësimit të garës elektorale dhe mbi të gjitha ka rëndësi, partneriteti, qetësia në këtë qytet”, theksoi ajo.
Sigal