Kuvendi voton nesër kërkesën për Komisionin Hetimor

58

 

E enjtja e 6
tetorit do të jetë dita kur Parlamenti do të vendosë për fatin e 6 ligjeve,
pjesë e paketës së reformës në drejtësi.
Parlamenti do të votojë edhe për
ngritjen e një komisioni për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi
për përdorimin dhe administrimin nga Ministria e Brendshme dhe Policia e
Shtetit të pajisjes përgjuese “IMSI Cathcer” dhe realizimin përmes saj, të
përgjimeve të paligjshme.
Ngritja e këtij komisioni të
posaçëm hetimor, kërkuar nga deputetë demokratë, do të bëjë kontrollin e
përdorimit të kësaj pajisje përgjuese, komisioni do të përbëhet nga 11
deputetë, me kryetar nga PD-ja dhe do ta ushtrojë veprimtarinë e tij për 6
muaj.