Ervin Resuli: Pabesia e Ministrisë së Bujqësisë për Fermerët/Blegtoret vazhdon…

340
Sigal

Në datë 25 Shkurt nis aplikimi për skemat kombetare, megjithse me 1001 problematika dhe fonde të cunguara , 24 orë përpara aplikimit në faqen zyrtare të AZHBR publikohet një njoftim i cili penalizon gjithë fermerët, të cilët duhet të aplikojne tek e-albania me vetdeklarim. Sikur të mos mjaftonte përgatitja e fermerve në IT, tashmë paraprakisht duhen të bëhen mullar para AREB apo Agro pika-ve të vetdeklarojnë rregjistrin e fermës ndërkoh të njëjtin aplikim ata do e bëjnë elektronikisht në e-albania në datë 25 Shkurt .
Vuajtet për fermerët/blegtorët s’kan të sosur, tashmë Ministria e Bujqësisë midis shumë problemeve i vë në një garë tjetër, po nuk deklarove rregjistrin e fermës nuk aplikon dot.

Cfarë kërkohet për këtë procedurë e quajtur rregjistri fermës: NIPTI ,ID ,KODI FERMERIT,AMTP, E-MAILI , të luash mendsh, të gjitha këto janë në e-albania dhe ditën e aplikimit do ngarkohen në sistem. E thjeshtë fare, duhen penguar fermerët të mos aplikojnë sepse ska para .

#meblegtoret #mefermeret #mekonsumatorit #SkaKohëPërPushim #pranëfermeritnëçdohap #ShqipëriaeArdhmjaJonë #siguriaushqimore #akvmb #MBZHR #organization