“Join Raction 2015”, Peleshi: Bashkëpunimi, thelbësorë për çelsin e suksesit

361
Zv/Kryeministri i vendit, Niko Peleshi, i pranishëm në ceremoninë përshëndetëse, për përfundimin me sukses të stërvitjes së përbashkët rajonale “Join Raction 2015”, tha se emergjencat civile janë një sfidë e cila na vë përballë shumë vështirësive, por zgjidhjen e ka tek bashkëpunimi. Sipas tij, bashkëpunimi rajonal, por dhe aktorë brenda vendit janë një rrugë e rëndësishme për të përballuar fatkeqësit natyrore të ndryshme.
“I nxehti afrikan që ka pushtuar vendin këto ditë ka bërë që në shumë zona të bien zjarre. Sfidë kjo e përballuar me sukses nga emergjencat civile. Po ashtu një sfidët tjetër ishte ajo e dimrit të kaluar, ku shumë vende të rajonit u përmbytën nga reshjet e shumta. Ashtu ndodhi dhe në vendin tonë, ku në jug të vendit, si asnjëherë më parë lumi Vjosë doli nga shtrati dhe përmbyti disa zona, falë ndihmës së partnerëve tanë, ndërhyrjes së specializuar të strukturave tona të emergjencave civile edhe ai rast kaloi me sukses. 
Bashkëpunimi është në vetvete një sfidë, pasi ka shumë faktorë brenda. Komunikimin, kostot ekonomike..etj, por bashkëpunimi është thelbësorë për të mbërritur tek suksesi i një operacioni dhe jam i bindur se pavarësisht sfidave që do të kemi përpara, përmes bashkëpunimit do ia dalim mbanë të kalojmë çdo vështirësi dhe programe të tilla bashkëpunimi e trajnimi janë të rëndësishme në këtë drejtim”, tha Peleshi.
Sigal