Dëgjoj tani kolegë, që kërkojnë të na bëjnë të besojmë të pa besueshmen:
“Vdekjet shtesë në Shqipëri nuk janë nga Covid”!
Dhe e thonë këtë me një siguri impresionuese!
Dua t’iu kujtoj se këtu flasim për “vdekjet shtesë” në periudhën janar 2020-prill 2021, që arrijnë në rreth 12 mijë mbi mezataren e vdekjeve të disa viteve të mëpareshme, që ka qënë reth 22 mijë.
Pra këtu kemi të bëjmë me një rritje të madhe, jo për shifra të pa përfilleshme, në një kohë kur në Shqipëri:
—Nuk ka ndodhur ndonjë luftë, fatkeqsi natyrore me humbje kaq të mëdha jetësh, ndonjë epidemi kolerë mesjetare etj etj.
—Ka ndodhur vetëm diccka e re, epidemia Covid!
—Ndërsa përkundrazi, nga kufizimet e lëvizjeve, mbylljes etj, ka rënë ndjeshëm edhe numri i aksidenteve, traumave, që zënë vendin e tretë për numrin e humbjes së jetëve. për të shkuar deri te ulja e incidencave e komplikacioneve edhe të gripit të zakonshëm, si pasojë ë masave të mara për Covid etj.
—Mund të ketë një numër vdekjesh si pasojë e patologjive të tjera, që keq menaxhimi i sistemit të shëndetësisë i la në mëshirën e fatit, por shumica dërrmuese lidhen direkt me Covid.
Pra nuk gjej shkak kryesor tjetër të rritjes së vdekjeve shtesë në këto shifra përvecc Covid me komplikacionet, por gjithmonë dhe këto mbi bazën e Covid!
Nqs dikush nga ata që kërkojnë të mohojnë këtë, pra që fshehin të vërtetën tragjike nga keq menaxhimi i epidemisë dhe sistemit më jep një arsye tjetër, do ta analizoja me vëmendje!
Por problemi është se nuk japin asgjë të tillë, vetëm mohojnë të pa mohueshmen, sepse nuk ka tjetër arsye e shkak!
Ka vetëm Covid me komplikacionet e tij, vdekje prej tyre të kamufluara nën emrin e komplikacioneve në spiatalë e veccanërisht në ambulator.
Dhe në fund do t’iu këshilloja, shikoni statistikat, psh të Italisë, që deklarojnë se reth 99% e “vdekjeve shtesë”, në atë periudhë aty, janë prej Covid!






















