Kryeparlamentari Meta: Gjermania dhe kontributi i saj janë të pazëvendësueshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

435

Gjatë takimit Meta shprehu
kënaqësinë për këtë vizitë në këtë Land të rëndësishëm dhe vlerësoi
marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Sigal

Kryetari i Kuvendit shprehu
gjithashtu besimin se kjo vizitë do t’i shërbejë intensifikimit të mëtejshëm të
këtyre marrëdhënieve të veçanta, të qëndrueshme, dinamike dhe shumëplanëshe dhe
do të kontribuojë në vendosjen dhe zhvillimin e kontakteve mes Shqipërisë dhe
Landit të Schleswing.  

Meta vlerësoi kontributin e
pazëvendësueshëm të Gjermanisë në forcimin e demokracisë në Shqipëri dhe në
investimet strategjike në ekonominë e Shqipërisë.

“Gjermania dhe kontributi i saj
janë të pazëvendësueshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin
Evropian”,- vlerësoi Kryetari i Kuvendit duke shtuar se: “Roli dhe interesi i
saj jo vetëm për stabilitetin e Shqipërisë por edhe atë të Ballkanit Perëndimor
veçohet në ditët e sotme”.

Meta theksoi nevojën e vendosjes
dhe forcimit të bashkëpunimin në fushën e industrisë së peshkimit, tregtisë,
transportit detar, atë të bujqësisë dhe turizmit si dhe energjisë së
rinovueshme dhe kërkimit shkencor me Landin e Schleswing Holstein.

Kryeministri i Landit të
Schleswing Holstein, Torsten Albig, në fjalët e tij të mirëseardhjes nënvizoi
kënaqësinë që Kryetari të Kuvendit, Ilir Meta, viziton Kryeqendrën Kiel duke
shprehur besimin se kjo vizitë do t’i shërbejë më tej intensifikimit të
marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Landit të Schleswing Holstein në fushat me
interes reciprok.

Të dy bashkëbiseduesit ranë
dakord që shumë shpejt të organizohet në Kryeqendrën e Kielit një takim mes
Dhomave të Tregtisë gjatë të cilit të promovohen potencialet ekonomike të
Shqipërisë dhe të diskutohen rrugët e shfrytëzimit të tyre.

Meta e ftoi gjithashtu
Kryeministrin e Landit të Schleswing Holstein, Torsten Albig për të vizituar
Shqipërinë, ftesë e cila u priti me kënaqësi
ftesën nga Albig.