Kryemadhi: Pas miratimit të reformës zgjedhore do shkojmë në zgjedhje të parakohshme

427
Sigal

Kryemadhi: Pas miratimit të reformës zgjedhore do shkojmë në zgjedhje të parakohshme

E ftuar në Euroneës Albania kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se pas miratimit të reformës zgjedhore vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ajo tha se njeriu që vonoi reformën zgjedhore për të mbajtur këtë situatë dhe se ka interes për këtë stanjacion është Edi Rama. Edi Rama vonoi miratimin e reformës zgjedhore dhe shtyu gjendjen e emergjencës vetëm për të mos shkuar në zgjedhje të parakohshme.

‘Qytetarët marrin atë që perceptojnë nga televizionet. Sot isha në Përrenjas, kam takuar shumë njerëz. Kam takuar edhe në Tiranë grupe të shumta interesi. Të gjithë shikojnë që ka një shpresë. Pse? Sepse e dinë shumë mirë që pas reformës zgjedhore, vijnë zgjedhjet e reja. T’iu bëj një pyetje. Nëse nuk do miratohej reforma zgjedhore, kujt i interesonte stanjacioni? Se mua nuk më intereson stanjacioni, më interesojnë zgjedhjet e reja. Biznesit i interesojnë zgjedhjet e reja. Kujt i intereson ky stanjacion? Vetëm Edi Ramës. Çfarë do bëjë Edi Rama që të mos bëhen zgjedhjet? Do shtyjë reformën. Po nëse miratohet reforma përfundimisht ku do shkosh? Do shkosh në zgjedhje. Edi Rama po të ishte i mençur do të kishte bërë zgjedhje për 45 ditë, menjëherë sa dogjëm ne mandatet. Por mesa duket këshilltarët i ka pasur të gabuar’.