Pritjet e Berishës nuk mjaftojnë, Milani fiton pastër dhe kalon më tej në Kupë

624
Sigal

Milani ka arritur të marrë fitoren e dytë radhazi, ku këtë herë kanë mundur në Kupën e Italisë skuadrën e SPAL-it, me rezultatin 3-0. Kuqezinjtë kaluan në avantazh falë Piotek i cili arriti të rikthehej te goli duke mposhtur Etrit Berishën. Vlen të theksohet se gardiani shqiptar ka bërë një paraqitje të mirë megjithëse ka pësuar 3 gola në këtë takim.

Në fundin e pjesës së parë, Kastijeho ka arritur të shënojë një gol mjaft të bukur. Pasi u shërbye në zonë nga Piotek, ai gjeti trekëndëshin duke lënë të palëvizur Berishën për të realizuar edhe golin e dytë.

E njëjta histori ka qenë edhe në 45 minutat e dyta. Golin e radhës e shënoi Teo Hernandez që vazhdon të konfirmojë formën e tij mjaft të mirë. Mbrojtësi ka lëshuar një goditje nga distanca duke e çuar topin në rrjetë. Në minutat e fundit, është akorduar një penallti për SPAL, por më pas vendimi u kthye mbrapsht pas verifikimit me sistemin VAR. Milan ndeshet me Torinon në çerekfinale, ku luan në “San Siro”.