Kosova vazhdon sukses pas suksesi në Lojërat Europiane Minsk 2019.
Ditën e sotme Loriana Kuka mori medaljen e bronztë duke pozicionuar Kosovën në vendin e katërt në listën e vendeve medaliste në Lojërat Europiane që po zhvillohen në kryeqytetin e Bjellorusisë.
Majlinda Kelmendi ditën e shtunë fitoi medaljen e artën, Nora Gjakova e argjendtë dhe së fundmi Loriana Kuka e bronztë duke bërë që vetëm përpara Kosovës të jenë shtetet si Franca lidere, Ukraina dhe Rusia.
Shteti i Kosovës lë pas emra të mëdhenj si: Belgjika, Suedia, Turqia e Holanda.