Petrit Vasili: Vuçiç në OKB egër kundër Kosovës dhe hapur pro Rusisë, ndërsa Rama i trembur s’guxon të flasë!

15
Sigal

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar rreth çështjes së pranisë së kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Presidenti i Serbise ne OKB tregoi qarte se eshte kthyer shume me prapa ne llogoret e nacionalizmit malinj dhe anti euroatlantizmit”.

Ja postimi i plotë i Vasilit:

Vuçiç ka, hequr paralele te paimagjinueshme  mes nderhyrjes se forcave ndekombetare ndaj genocidit te tmerrshem  serb ne Kosove qe solli pavaresimin e saj dhe sulmit agresiv te Putinit ndaj Ukraines.

Ja cfare tha Vucic ne OKB:

??”Përpjekjet për ta ndarë në copa vendin tim që kanë filluar më 2008 nuk ka përfunduar ende”, ka thënë Vuçiç. “Do të flas për principet që janë shkelur. Këtu në këtë sallë ne dëgjuam nga presidenti i SHBA-së kur tha se ndër principet më të mëdha është integriteti territorial”, ka shtuar ai.

Sipas tij, në rastin e Kosovës, të gjitha vendet perëndimore kanë shkelur kartën e OKB-së.

Ja cfare tha Vuçic ne OKB:

??“Ka ndodhur pa ndonjë vendim nga Këshillit të Sigurimit që ta sulmojnë një vend të pavarur. Nuk ju erdhi mirë kur Putini i përdori të njëjtat justifikime”, ka thënë ai tutje. “Nga fitorja e këtyre 19 vendeve ndaj Serbisë, më e keqe se kjo është që tani këta flasin për integritetin territorial të Ukrainës. Ne e mbështesim integritetin territorial të Ukrainës edhe pse nuk i prishim raportet tona me Rusinë”, ka thënë Vuçiç.

Vuçic ka treguar shume qarte se nuk e njeh Kosoven dhe ka kritikuar Presidentin Byden per njohjen e Kosoves.

Ja cfare tha Vuçiç ne OKB:

??“Këtu, në këtë sallë, vetëm dy ditë më parë, e dëgjuam presidentin e Shteteve të Bashkuara [Joe Biden], duke folur për parimin më të rëndësishëm në marrëdhënie mes vendeve, për respektin e integritetit të tyre territorial dhe sovranitetin… i vetmi telash në këtë ishte se vetëm pak orë pas fjalimit të tij, ai e takoi presidenten e të ashtuquajturës Kosovë, e cila cilësohet nga vendet më të fuqishme të Perëndimit si presidente e një vendi të pavarur, e dalë nga territori i Republikës së Serbisë”, u shpreh presidenti i Serbisë.

Vuçiç ka konfirmuar mbeshtetjen e hapur ndaj Rusise agresore.

Ja cfare tha Vuçiç ne OKB:

??”Ne kërkojmë një përgjigje të qartë në pyetjen që unë ua bëj prej vitesh bashkëbiseduesve të mi, udhëheqësve të shumë vendeve – cili është ndryshimi midis sovranitetit dhe tërësisë tokësore të Ukrainës dhe sovranitetit dhe tërësisë tokësore të Serbisë që është shkelur rëndë dhe që shumë prej jush i jepni njohje dhe legjitimitet ndërkombëtar? Unë kurrë nuk kam marrë një përgjigje racionale nga askush”,

Vuçiç ka konfirmuar serish se nuk do te vendose sanksione ndaj Rusise.

Ja cfare tha Vuçiç ne OKB:

??“vlerëson se politika e sanksioneve kundër Federatës Ruse askujt nuk mund t’i sjellë rezultate.

Të gjithë mundohen të më japin mësime morali për gjithçka dhe të shpjegojnë se si dhe në çfarë mënyre duhet të vendosim sanksione ndaj Rusisë. Këtu jam unë, i cili ende ka njëfarë ndikimi në vendimmarrje në institucionet e Serbisë, ende nuk jam për këtë”, tha Vuçiq.

????  K O N K L U Z I O N !!

Ndaj ketij qendrimi politik shume te eger antiKosove dhe kunder procesit te negociatave Kosove Serbi nuk ka asnje qendrim nga Edi Rama.

Ndersa Rama komenton me vrap me shume  ironi dhe me gjuhe fyese çdo veprim te Kosoves dhe Albin Kurtit kur vjen çeshtja tek Vuçiçi qep gojen.

Ky eshte nje qendrim antishqiptar dhe imoral.

Gjithashtu edhe negociatoret nderkombetare te dialogut Kosove Serbi aq te zellshem per te komentuar e sanksionuar Kosoven padrejtesisht si mundet te rrine te heshtur ndaj qendrimeve te papranueshme e te paimagjinueshme te Vuçiç ne OKB.

Heshtja e negociatoreve nderkombetare e perkeqeson dukshem objektivitetin dhe paanshmerine e tyre qe edhe aktualisht eshte e kompromentuar.

Vuçiç foli, ndersa Rama dhe ndekombetaret heshten kjo shpjegon gjithshka.

????   Perfundimi eshte shume i qarte:

Kosova dhe Albin Kurti jane ne rrugen e duhur te parimeve, te mbrojtjes se integritetit te Kosoves dhe te euroatlantizmit……ndersa te tjeret e kane humbur rrugen ca me qellim si Edi Rama dhe ca te tjere nga pafuqia, ne çdo rast jane te detyruar te rigjejne rrugen e drejte qe te çon kah perendimi.