Kryemadhi: Dialogu duhet të jetë institucional, opozita ka një paketë për zgjidhjen e krizës

449
Sigal

Kryetarja e LSI-Monika Kryemadhi në një lidhje direkte në emisionin Ditar në A2 u shpreh se politika dialog është dhe dialogu duhet të jetë institucional

“ Dialogu duhet të jetë institucional sepse edhe një nga kushtet që ka Bashkimi Europian përhapjen e negociatave është dialogu politik”-tha Kryemadhi

Pjesë nga intervista e Kryemadhit

Politika dialog është dhe dialogu duhet të jetë institucional dhe dialog ne nuk bëjmë sa herë ka Rama problem, nuk bëjmë ne dialog sa herë ka Monika problem apo Luli apo Berisha etj. Dialogu duhet të jetë institucional sepse edhe një nga kushtet që ka Bashkimi Europian përhapjen e negociatave është dialogu politik. Çdo të thotë dialog? Dialog do të thotë të bëjmë dhe për çmimin e ujit edhe për mungesën e ujit, dialog edhe për shkollat, do të thotë edhe për infrastrukturën, do të thotë edhe për korrupsionin, do të thotë edhe për reformën në drejtësi, do të thotë edhe për reformën zgjedhore, do të thotë shumë gjëra dialogu politik sepse për hir të se vertetës mungesa e dialogut politik, e institucionit të dialogut ka sjellë që shqipëria sot e kësaj ditë të jetë në tranzicionin politik. Mos harroni që kemi nisur procesin e integrimit europian përnjëherë më Kroacine dhe sot Kroacia merr vendim në qoftë se duhet të hapen negociatat apo nuk duhet të hapen negociatat për Shqipërinë dhe imagjinoni sa larg përshkak të mungesës së dialogut politik ku ndërkohë kroacia mori një vendim shumë të rëndësishëm kur u pranua dhe iu hapen negociatat që mori nje vendim shumë të qartë dhe bëri një pakt kombëtar për Kroacinë ku axhenda e vetme nuk ishin as koncesionet, as financat, as politika dhe kishte vetëm një axhendë të qartë Kroacia, axhendën e integrimit europian, atë te cilën ne e kemi propozuar me kohë me më shumë se një viti e gjysëm si Lëvizja Socialiste Për Integrim por edhe si opozitë ku themi që kemi një paketë anti krizë për sa i përket procesit të integrimit europian. Hapja e negociatave do të zgjidhte njëherë e përfundimisht krizën në të cilën është përfshirë Shqipëria, jo vetëm po themi krizë shoqërore jo vetëm krizë sociale dhe ekonomike por mbi të gjitha edhe krizë mentaliteti sepse për hir të së vërtetës shqiptarët po bëhen më të mbyllur më depresiv e cila po i largon nga Shqipëria.