Mjeku Nonaj humb jetën nga Covid-19, Vasili : Vendosi një standart humanizmi për njerëzit

175
Sigal

Mjeku Muharrem Nonaj humbi jetën si pasojë e Covid-19 dhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, teksa ka shprehur ngushëllimet, ka vlerësuar punën që Nonaj ka dhënë si mjek në zonën e Skraparit. Sipas Vasilit, mjeku që humbi betejën me virusin vdekjeprurës, vendosi një standart humanizmi për njerëzit.

 

Postimi i tij i plotë :

Mungese qe dhemb shume! Dr.Muharrem Nonaj nuk eshte me mes nesh.

Boshlleku qe la eshte i madh sepse nuk do te kemi me prane nje mik te dashur dhe nje profesionist te perkushtuar e te palodhur.

Dr.Muharremi vendosi nje standart shume te larte humanizmi dhe dashurie per njerezit dhe te gjithe zones ku sherbeu ne menyre te papertuar do ti mungoje shume mjeku shembullor.

Jam i lumtur qe kam pasur mundesi te punoj me te si nje drejtues shendetesie shume i afte, praktik dhe i palodhur per komunitetin e zones se Skraparit. Muharremi e perçoi kete fryme humanizmi edhe tek djali i tij Dr.Blenardi qe ka trasheguar vlerat e jashtezakonshme te tij. U prefsh ne paqe mik buzeqeshur dhe zemermadh!