Kryemadhi: Deputetët e LSI të diplomuar, Ministrat e Rilindjes kanë diplomë vetëm lëpirjen

577
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka replikuar në lidhje me debatin e diplomave, pas deklaratave të ministrit të brendshëm në drejtim të dy deputeteve të LSI-së, Floida Kërpaçi dhe Kejdi Mehmetaj. Kryemadhi tha se deputetet e LSI-së janë të diplomuara respektivisht për Farmaci dhe Inxhinieri ndërtimi, ndërkohë që ajo ironizoi ministrat e Rilindjes si të diplomuar për lëpirje. “Dhe sa për dijeni për të gjithë zëdhënësit e Edi Ramës që kam këtu pas kurrizit tim po ju bëj me dije dhe opinionit publik që dy vajzat që janë deputete të LSI, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi janë dy vajza të cilat njëra është diplomuar për Farmaci dhe tjetra është diplomuar për Inxhinieri Ndërtimi. Njëra ka mbaruar shkollë 5-vjeçare së nuk është me master, tjetra është dhe me master. Në fakt këta që kam këtu mbrapa nuk e dinë se ça është diploma. Se treçereku i qeverise së tyre janë pa diplomë. Ministrja e arsimit vjen më diplomën e një kolegji fetar 1 vjeçar, Elisa nuk e dimë ka diplomë a nuk ka diplomë. Kështu që ne i kemi diploma inxhinierie, në qoftë se ju i keni me diploma zhdërvjellësie kjo është puna juaj, apo të lëpirjes ndaj Kryetarit. Kështu që mos të guxojë më njëri nga ju të përmend diplomat. Sepse vetëm me një diplomë na e kaloni ju. Për ti lëpirë menderen Kryetarit të Partisë. Këtu na e kaloni dhe nuk kemi ça ju themi.  Ama edhe dëftesën e klasës së parë hiqjani njerëzve, këtu asnjëri nga ju që nuk jeni deputetë këtu mbrapa nuk ka të drejtë të cenojë asnjë deputet që vjen këtu. Aq më shumë deputetët e LSI. Sepse votat e LSI janë vota gjaku dhe ju e dini shumë më mirë se kushdo tjetër”, tha në Parlament, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.