Reforma në Drejtësi, Halimi: Ramë dakord për antikorrupsionin

447
Sot Komisioni Parlamentar për Reformën në Drejtësi rinisi punën pas tre javë ndërprerjeje. Deputeti i PD, Eduard Halimi ka dalë optimist nga mbledhja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore sot, pasi në një pikë, atë lidhur me antikorrupsionin, është gjetur dakortësia me mazhorancën. Për dy pika të tjera, ndër to, ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit nuk është rënë dakord, por është lënë e hapur mundësia që të miratohen më vonë, pasi palët të konsultohen me ekpertët. 
“Diskutimi do të vazhdojë në ditët e ardhshme dhe ka të bëjë me institucionet e reja të përhershme, me emërimin dhe disiplinimin e gjyqtarëve. Këtij komponenti psh, i mungon parimi “chech and balance”, se mungon pjesa e llogaridhënies së gjyqësorit dhe ka dhe probleme të kapjes politike”. Sakaq, Fatmir Xhafa, kryetari i komisionit bëri me dije për mediat edhe pikat ku opozita dhe mazhoranca debatojnë fort në këtë proces, por edhe ato ku është arritur dakortësi. 
“Në sa pika është rënë dakord? “Për shumicën prej tyre”, tha Xhafa, “që janë arkitektura e sistemit, funksionimi i institucioneve të reja që ngrihen në sistem, strukturë e hetimit dhe ndjekjes penale. Çështja më fort e debatueshme është ajo që ka të bëjë me emërimin e institucioneve të reja, ka pas opinione nga opozita për këtë çështje, ka pas propozim, kemi dhënë edhe ne një propozim, që qëllimi kryesor është institucionet mos të jenë nën kontrollin politik”.
Sigal