Komisioneri Han: S’duhet lejuar që për shkak të problemeve që ka Shqipëria të dëmtohet dhe Maqedonia e Veriut

463
EU Enlargement Commissioner Johannes Hahn speaks during a press conference after talks with Serbia's Prime minister Ana Brnabic, in Belgrade, Serbia, Friday, Sept. 15, 2017. Hahn has urged Serbia and its neighbors to keep on course toward membership of the bloc, amid Russia's attempts to maintain influence in the region. (AP Photo/Darko Vojinovic)
Sigal

Në rastin e Shqipërisë, gjendjen e ka rënduar negativisht, situata e brendshme politike dhe konflikti qeveri- opozitë, thotë z.Hahn

Vjenë, 11 tetor NOA.al – Maqedonia e Veriut nuk duhet të dëmtohet vetëm se disa vende të BE kanë probleme me Shqipërinë. Ky është paralajmërimi që lëshoi sot komisioneri europian për zgjerimin, Johanes Han, raporton noa.al. Në një intervistë për gazetën Wiener Zeitung, z.Han duke u ndalur në këtë argument tha edhe se në rastin e Shqipërisë ndryshe nga vlerësimet për Maqedoninë e Veriut, ka më shumë kritika, për shkak të situatës në Shqipëri. Në rastin e Shqipërisë, gjendjen e ka rënduar negativisht, situata e brendshme politike dhe konflikti qeveri- opozitë, thotë z.Hahn. I pyetur nëse dy vendet mund dhe a duhet të ndahen nga njëra-tjetra në vendimmarrjen për çeljen e negociatave për anëtarësim dhe ky proces të bëhet vetëm për njërin shtet, z.Han tha se kjo duhet të ndodhë pasi përparimi i çdo vendi është i ndryshëm. Në fund të këtij argumenti z.Han bëri dhe një tjetër pohim pesimist për negociatat. “Merret ose jo tani vendimi për negociatat, në të dyja rastet çelja e tyre reale do të marrë vite”.

/noa.al/