Sigal

Tiranë- Sot në takim me strukturat e LSI Endrit Braimllari shprehet se vendi është në situatë kritike

Ja fjalimi i plotë

Vendi është në situatë kritike për shkak të një Kryeministri hajdut dhe të lidhur me krimin e organizuar. Jeta e qytetarëve është e pasigurtë, krimi i organizuar drejton qytetet e vendit dhe tani i bën presion hapur çdo qytetari, gazetar apo dhe politikani.

Ky Kryeministër e ka shkatërruar vendin pasi mbolli në këtë vend krimin dhe varfërinë. Jemi sot në këtë takim me strukturat e LSI-së së Tiranës pasi kemi një përgjegjësi më të madhe dhe tani jo vetëm politike por dhe qytetare për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo humner ku e ka futur Edi Rama. Duhet të organizohemi në çdo qendër votimi, në çdo lagje apo njësi të Tiranës sepse sot më shumë se kurrë duhet të përballemi me një Kryeministër kriminel.

Përgjigja për Edi Ramën dhe kësaj klike kriminale e cila është e vendosur në pushtet duhet dhënë menjëherë me njerëz anë e mbanë. Me njerëz në çdo qendër votimi, në çdo shtëpi, lagje dhe njësi bashkiake sepse sot kemi një mision më madhor, të largojmë krimin e organizuar nga qeveria, nga çdo qelizë shoqërore dhe ta nxjerrim njëherë e përgjithmonë Shqipërinë nga varfëria ekstreme ku e ka futur ky Kryeministër.