Kolec TRABOINI/ Partizanët e qeverisë dhe të pushkatuarit e bashkisë

549
Sigal

Është për të ardhur keq në këtë dualitet tashmë çerek shekullor që na shfaqet edhe këto ditët e fundit të nëntorit, ku njëra palë e politikes konfliktuale feston 70 vjetorin e çlirimit, ndërkaq pala tjetër që në vend të opozitës ka zgjedhur bojkotin, e kjo e fundit pra radhit emrat e fotot e të pushkatuarve në një tabelë të madhe elektronike, fare pranë e përballë njëra-tjetrës në qendër të sheshit “Skënderbej” Tiranë. Kthen kokën qytetari për andej e sheh partizanë me pushkë por ndonjë edhe me top, kthen vështrimin në kahje tjetër portretet e të pushkatuarve në diktaturë. Tund kokën qytetari e thotë “Çfarë bëhet”. Kë të besojë se është çlirim apo është pushtim…