Klosi: “S’mund të shkojmë në zgjedhje me këtë KQZ, duhet riformatim”

447
Sigal

TIRANE – Me këtë Komision Qendror Zgjedhor vendi nuk mund të shkojë drejt zgjedhjeve. Qëndrimi është shprehur nga mazhoranca në Komision Parlamentar të Ligjeve, ndërsa njëherësh u paralajmërua nisma për riformatimin e intitucionit të vetëm zgjedhor. Komisioni i Ligjeve u përfshi këtë të mërkurë në debate, teksa për të raportuar mbi raportin vjetor të KQZ-së ishte thirrur kryetarja Lefterie LLeshi.  Anëtari socialit i Ligjeve Blendi Klosi tha se në gjendjen aktuale me 4 anëtarë, Komisioni Qendron Zgjedhor është e përgjysmuar duke shprehur domosdoshmerinë e riformatimit të initucionit zgjedhor. Sipas tij në zgjedhjet e ardshme nuk mund të shkohet me një KQZ gjysmake. “Zgjedhjet afrojnë dhe infrastruktura nuk është e gatshme, tha Klosi, ndërsa shtoi se “as PD nuk do të donte të shkonte në zgjedhje me këtë KQZ”. Anëtari demokrat Oerd Bylykbashi tha se ky është një presion poltik nga ana e mazhorancës që nuk sjell propozimet pas vakancave të fundit. Bylykbashi shtoi se po përgatitet nga mazhoracna sulmi ndaj institucioneve të pavararura. Sakaq, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefterie Lleshi tha se reforma territoriale do të ndihmonte procesin zgjedhor dhe bëri apel për tu përfunduar në kohë.