Ish kryebashkiaku tentoi të mbytej në rezervuar pas publikimit të videoskandalit

441
Ish kryebashkiaku Shukri Xheli ka tentuar që ti jepte fund jetës duke u mbytur në rezervuar në Dibër, pas bërjes publike të videos së skandalit seksual. Ai këtë fakt e ka pohuar para oficerëve të policisë, në dhomat e paraburgimit. Po ashtu, ish-kryebashkiaku iu ka treguar atyre se ka qënë bashkëshortja e tij që e ka ndaluar këtë gjë. “Ishte bashkëshortja ime që më shpëtoi. Më tha se pavarësisht atyre që kishin ndodhur, ajo më mbështeste”, mësohet t’u ketë thënë Xhelili oficerëve të policisë. Shukri Xhelilit i është caktuar dhe një psikolog dhe se në dhomën e tij nuk mund të hyjë askush përveç familjarëve. “Xhelili ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Ai nuk pranon të hajë apo të pijë gjatë kohës që ndodhet në paraburgim”. 56-vjeçari ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe shëndetësore dhe pikërisht për këtë gjë është caktuar që në dhomat e paraburgimit të qëndrojë i vetëm.
Sigal