Kryebashkiaku Veliaj: Takim elektoral me banorët e njësisë 9. Të bashkojmë forcat për Tiranën dhe të ardhmen e fëmijëve tanë

375
Sigal

Kryetari i Bashkisë Tiranë dhe kandidati nën siglën e PS-së, Erion Veliaj u takua dje me banorët e njësisë nr 9.

Erion Veliaj: Sot është një ditë me bereqet, jo vetëm prej shiut. Dua të marr një moment dhe të bëjmë atë që dimë të bëjmë ne socialistët më mirë, solidaritetin. Urojmë që pavarësisht rezultatit një i majtë dhe një i djathtë do bashkojnë forcat për Tiranën e fëmijëve tanë. Ajo që na bashkon me Arben Skënderin, pavarësisht se ai është 1 edhe unë 2, pavarësisht se ai është i djathtë edhe unë i majtë, se kemi bindje të ndryshme se si ecën qyteti, pavarësisht se kemi tesera të ndryshme, edhe unë edhe ai kemi vendosur që çunat t’i rrisim këtu, kemi vendosur të mos i bëjmë bisht garës, se pjesëmarrja politike është më e rëndësishme se mospjesëmarrja.