Heshtja e turpshme e Ministrit Bushati ndaj deklaratës së deputetes italiane

505
Gjithë shqiptarët u tronditën nga deklarata e deputetes italiane Daniela Santanche të “Forca Italia”, se Italia duhet të mbysë anijet e emigrantëve, ashtu siç bëri ajo me shqiptarët që i mbyti në det në 1997. Madje, kjo deklaratë fashiste e deputetes italiane zemëroi të gjithë shqiptarët, pasi solli edhe një herë atë dhimbje të madhe, për gjithë jetët e shqiptarëve që u mbytën në det. Mirëpo, i vetmi që nuk reagoi, është Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati. Detyra e tij ligjore, që i buron nga Kushtetuta, është që të mbrojë interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, ndaj, më e pakta, që duhet të kishte bërë, për deklarata fashiste të deputetes italiane, Ministri Bushati, duhet që të kishte dërguar notë proteste Ministrisë së Jashtme të Italisë që të kërkonte ndjesë publike, qoftë të qeverisë intaliane, por edhe të deputetes italiane. Gjithashtu, Ministri Bushati, duhej të thërriste për shpjegime edhe ambasadorin e Italisë në Tiranë, për t’i dorëzuar notën e protestës. Kjo deklaratë e deputetes italiane, është provokim fashist ndaj popullit shqiptar dhe ndaj Shqipërisë. Ministri Bushati heshti në mënyrë të turpshme, duke u treguar se është servil i politikave të të mëdhenjve. Ministri Bushati, jo vetëm është i paaftë, por tregohet me heshtjen e tij të turpshme, se nuk do që të mbrojë shqiptarët dhe Shqipërinë ndaj provokimeve fashiste të politikanëve të ndryshëm. Mjafton kjo heshtje e turpshme e Ministrit Bushati, që Kryeministri Rama të kërkojë dorëheqjen e tij, në nderim të kujtimit të gjithë shqiptarëve, që u mbytën në det nga anijet italiane.
Sigal