Kalabri, Meta me autoritetet lokale: Pa arbëreshët sot nuk do të kishte Shqipëri

459
Kryeparlamentari Ilir Meta në kuadër të vizitës së tij në Itali, ka shkuar dje në Kalabri, ku do të takohet me përfaqësues të kësaj zone dhe krerë lokalë. Delegacioni parlamentar i kryesuar nga Meta do të zhvillojë vizita në 5 komuna të Unionit të Arbërisë, ndërsa vjen në kuadër të ditëve kulturore të piktorëve figurative. Fillimisht kreu i Parlamentit ka qenë në komunën Santa Sofia depiro, ku është pritur nga autoritetet lokale dhe është takuar me kryetarin e bashkisë. Gjithashtu Meta është pritur në një takim edhe nga prefekti i Kozencës dhe kryetari i parlamentit. Kreu i Parlamentit është shprehur i emocionuar nga kjo vizitë dhe tha se pa arbëreshët sot nuk do të kishte Shqipëri. “Kjo vizitë e parë në tokat arbëreshe është shumë emocionuese për të gjithë ne. Arbëreshët ishin çelësi i ruajtjes së ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Pa arbëreshët, sot nuk do të kishte Shqipëri, ndaj sot ndjehemi mirënjohës. Arbëreshët janë ura më e shkëlqyer e lidhjeve të forta shpirtërore mes Shqipërisë dhe Italisë. Shqiptarët e çmojnë me krenari kulturën arbëreshe të ruajtur prej shekujsh. Kontributi juaj për Shqipërinë dhe Italinë nuk ka çmim. Ne duhet të ndërtojmë një program të përbashkët pune për ruajtjen e vlerave gjuhësore dhe kulturore të arbëreshëve”, tha Kreu i Kuvendit.
Sigal