Presidenti Meta në Samitin e Bosnjës: Shpresoj të hapen negociatat në tetor

494
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka postuar foto nga Samiti Rajonal që po mbahet në Bosnjë. Kreu i shtetit vlerëson se integrimi i Ballkanit Perëndimor është parësore për BE.

“Përparimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin integrues për në Bashkimin Europian është thelbësor. Mbetemi të përkushtuar dhe me shpresë se Këshilli i BE-së do të vendosë në tetor për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut fqinje. I jemi mirënjohës vizionit të Kancelares Angela Merkel, që u përsërit edhe në Samitin e fundit të Poznanit, se dhënia e mundësisë vendeve të Ballkanit për t’i bashkëngjitur BE-së është në interesin strategjik të bllokut komunitar europian”,- shkruan Presidenti Meta në një postim në Facebook.