Berisha selam Bashës: Kur të kujtojë ‘Lezhën e Besëlidhjes’, të rrijë pa gjumë për besprerjen e tij

344
Sigal

Nga foltorja e Lezhës, ish-kryeminsitri Sali Berisha i ka kthyer përgjigje sulmit të mbrëmshëm të Bashës, i cili e krahasoi si trekëndëshi i Bermudes bashkë me Ramën dhe Metën.

Ish-kryeministri Berisha i kujtoi Bashës nga Lezha, se kur të kujtojë Besëlidhjen, të rrijë pa gjumë për besprerjen e tij ndaj demokratëve.

Berisha: Një gjë thonë të gjithë për shqiptarët, se ana pozitive e tyre është se janë inteligjentë dhe ajo negative se për një plesht djegin jorganin.

Shqiptarëve nuk mund tua shesësh gënjeshtrat për të vërteta.

Ju garantoj se Basha të cilin e këshilloj, që kur të kujtojë Lezhën e Besëlidhjes të rrijë tërë natën pa gjumë për besprerjen e tij.

Nëse vendimin do e merrte me Këshill Kombëtar unë absolutisht do e pranoja. Ata që e kanë marrë peng nuk i duan mendimet tuaja, e dinë që ju jeni njerëz të lirë dhe nuk shisni e blini dhe ai nuk guxoi.

Amerika nuk mund të përcaktojë se cili shqiptar duhet të hyjë në Parlament.