28 mln euro: Deputetët e Rilindjes i marrin për budallenj shqiptarët

Inceneratori i Fierit, sipas kontratës fillestar të nënshkruar me kompaninë “Integrated Technology Ëaste Treatment ” duhej të ishte në funksion prej muajit shtator 2019. Por edhe pse jemi në shkurt 2022, dhe kompania ka marrë 28 mln. Euro, ende tymi I djegjes së mbeturinave po helmon Fierin. Deputetët dalin në mbrojtje të “vampirëve” dhe fyejnë inteligjencën e qytetarëve, ndërsa SPAK ka vënë maskën para plehrave

 Në Tetor të vitit 2020 SPAK ka nisur hetimet për skandalet dhe babëzinë e inceneratorëve. Dhe nuk bëhet fjalë për disa thërrime, por për plot 450 milion euro me të cilat të gjitha pensionet e shqiptarëve do të rriteshin menjëherë 100%. Sekuestrimi i kontratave të PPP-ve të inceneratorëve është detyrimi kryesor , dhe zanafilla nga duhet të fillojë hetimi. T’i japësh firmës tokën me mijëra metra 2, projektin e fisibilitetit, t’i bësh kontratë nga ti dhe t’i japësh dhe paratë ,kjo është super skandal. PPP jepen nga shteti për ato investime ku shteti nuk ka interes apo para për ta bërë vetë dhe këto para merren pjesë –pjesë nga koncesionari sipas kontratës së përgatitur nga shteti dhe kompania përfituese e inceneratorëve. Janë plot 17 kontrata për inceneratorët të miratuara me urgjencë brenda 1 dite dhe me 1 vendim të vetëm  qeverie. Sigurisht që Gazeta “Telegraf” ka qënë një ndër denoncueset e para dhe nga mediat e vetme që nuk ka marrë asnjë qindarkë nga reklamat dhe zullumqarët e inceneratorëve, edhe pse ka pasur me dhjetëra oferta të ndryshme në këmbim të heshtjes. Por “Telegraf”, ishte dhe do të jetë me zërin dhe hallet e qytetarëve dhe jo batakçinjëve që po groposin financat kombëtare. Inceneratori i Fierit, sipas parashikimit fillestar në kontratën e nënshkruar me kompaninë “Integrated Technology Waste Treatment Fier sh.p.k” duhej të ishte në funksion prej muajit shtator 2019, sipas kontratës së datës 24 tetor 2016.  Dhe koncesioni duhej të kishte shlyer të gjithë investimin brenda tetorit 2022. Por këto afate kanë dështuar, dhe se shteti i ka dhënë kompanisë paratë paradhënie,  edhe pse firma nuk kishte gjetur ende tokën ku do bënte ndërtimin e inceneratorit. Pas zbulimit të skandalit, firma ktheu paratë  në arkën e shtetit nga frika e fillimit të hetimeve. Por le t’i kthehemi çështjes së kontratës. Pas dështimit të këtij afati, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, deklaroi se kjo vepër do përfundonte në muajin dhjetor 2020. Nga verifikimi faktik rezulton se edhe ky afat është shkelur, ndërsa dokumentat konfirmojnë se këtë deklaratë ministri e linjës e ka dhënë pasi ishte vendosur që punimet të vijonin deri në mars 2021. Tashmë ne jemi në shkurt 2022 dhe ende nuk shihet asnjë dritë në tunelin pa fund të krijuar nga grabitqarët e firmës në bashkpunim me ministritë e linjës, edhe pse koncesionari ka marrë jo pak, por plot 28 milion euro nga taksat e shqiptarëve.

NOA

Dje një grup deputetësh të PS-PD shkuan për të inspektuar inceneratorin e Fierit, si po funksionon aktiviteti, a po kryehet përpunimi i mbetjeve dhe në cilin raport janë paratë e paguara nga shteti me aktivitetin dhe gjendjen e objektit të përpunimit. Anëtarët e Komisionit Hetimor për Inceneratorët kanë shkuar në Fier, atje ku ndodhet një nga 3 djegësit, por kanë shfaqur qëndrime të ndryshme. Ashtu sikundër pritej për ligjvënësit socialistë gjithçka ishte konform procedurave, inceneratori ishte në punë dhe objekti ekzistonte. Me sa duket deputetët e PS i dinë injorantë shqiptarët . Po pse nuk e shikojnë banorët e Fierit që plehrat po digjen ku të mundin dhe me dhjetra herë Fieri është mbuluar nga smogu dhe helmi ? Këtë vetëm këta mostra, militantë partie mund ta bëjnë duke mbyllur sytë përpara oligarkëve që u kanë dhënë miliona me kartonat e tyre. Ndërkohë për deputetët e opozitës, objekti nuk funksionon, ndërkohë që vijojnë të bëhen pagesa që konsiderohen të paligjshme nga opozita. “Shteti funksionon me letra duke u mbështetur në 3 elementë: Proceduarat; Abuzimi dhe Pronësia si është proceduar këtu. Këtu nuk përpunohet asgjë, impianti duhet të fillonte punën në 2019  sipas kontratës. Këtu nuk ka përpunim mbetjesh. 28 milionë euro janë hedhur për betonin. Këtu është abuzimi me shtetin. Sot jemi në 2022 dhe punimet nuk kanë filluar. Koncensionari i ka marrë milionat dhe këtu nuk ka në funksion asgjë”. Sipas deputetëve demokratë, nuk është kjo arsyeja pse e vijmë këtu, por vijmë këtu se nga të dhënat na është thënë se ky objekt funskionon, por e vërteta është krejt ndryshe, këtu nuk funksionon ky objekt. Ne kemi kërkuar dokumente por nuk na i keni dorëzuar në Kuvend. Dakord ky objekt mund të jetë ndërtuar por ky objekt nuk është vënë në punë, nuk është përpunuar asnjë ton mbetej. Këtu në këtë konratë kanë ngelur 45 milionë euro, të gjitha paratë e tjera janë marrë nga buxheti i shtetit. Thuhet se paratë janë marrë por impianti nuk po bën asnjë punë.Ndërsa sipas deputetit Socialist, Eduart Shalsi: Qëllimi i vizitës është të shohim nëse objekti ekziston apo jo. Brenda grupit tuaj parlamentar, thatë se ky objekt nuk ekziston. Ja ku jeni këtu dhe e shihni se objekti ekziston. Ky objekt është me shumë komponentë, disa janë kolauduar, disa të tjerë në proces kolaudimi. E dukshme është se këtu nuk po përpunohen mbetjet. Sipas drejtorit të impjantit, sasia aktuale e disa bashkive në qarkun Fier , janë 220-250 ton mbetje urbane në ditë dhe kjo është e dokumentuar. Pjesa e impiantit është në fazën e vet të kolaudimit. Kurse mbetjet urbane po depozitohen në zonën e landfilli. Gjithashtu janë të vazhdueshme kontrollet mjedisore. Faktet pas investigimit të deputetëve dhe medjas që e shoqëronte treguan se impianti ende nuk kishte filluar nga puna edhe pse ka 3 vite që ai duhet të ishte në funksion, pasi firma që është përzgjedhur ka marrë në paje nga qeveria e rilindjes edhe 28 milion euro paradhënie.

Statistikat

Në Maj 2018

10 mld lekë ka arritur vlera e përfituar nga Zoto për inceneratorin e Fierit, por ende incenerator nuk ka; 17 mld lekë ka shkuar vlera që po Zoto ka marrë nga inceneratori i Elbasanit, që ende nuk dihet çfarë po inceneron. Filluan dhe pagesat, gjithnjë për Zoton dhe shoqërinë e tij fantazmë, për inceneratorin e Tiranës. 317 mln lekë kësti i parë, sipas të dhënave online të Thesarit. As për këtë incenerator s’ka të dhëna që të jetë ndërtuar e filluar punën.

15 PRILL 2021

“Po punohet, po nuk na lejohet t’ju fusim brenda. Urdhërat janë nga lart!”. Inceneratori i Fierit duhej të ishte gati në 31 mars të këtij viti, sipas kontraës së rinovuar mes Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës kanalizimeve dhe Infrastrukturës së mbetjeve dhe kompanisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier sh.p.k”. Shqiptarët duhet të paguajnë sot taksën e inceneratorëve, që qeveria e vendosi në çmimin që duhet të paguhet për energjinë e prodhuar prej tyre. Kjo taksë iu vendos shqiptarëve në nëntor të vitit 2017. Pas disa afateve të shkelura për përfundimin e veprës, drejtuesit e projektit i komunikuan kryeministrit Rama gjatë inspektimit në 6 prill, se ajo do të jetë gati në fund të këtij muaji. Inceneratori i Fierit nuk u arrit të përfundohej as në 31 mars të këtij viti, ashtu siç parashikonte kontrata e rinovuar në datën 11 tetor 2020..Edhe ky afat u shkel dhe kjo vërtetohet nga inspektimi që kryeministri Rama bëri në 6 prill, në Fier.

29 korrik 2021

Inceneratori i Fierit, një koncesion i debatuar që u kushtoi taksapaguesve 28 milion euro, duhej të kishte filluar punë prej muajsh, por në vend të tij qyteti dhe rrethinat janë mbuluar prej tymit toksik të krijuar prej zjarrit të rënë në venddepozitimin e mbetjeve në Sheq. Për të tretën ditë me radhë qyteti i Fierit, rrethinat dhe bashkitë e tjera kufitare janë mbuluar nga tymi prej zjarrit që ra në fushën e mbetjeve që ndodhet në fshatin Sheq të Madh. Zjarri filloi paraditen e së martës, ndërsa tymi mbuloi qytetin e Fierit dhe bashkitë fqinje.

8 shkurt 2022

Deputetët e Rilindjestallen me qytetarët dhe i marrin për budallenj shqiptarët, pasi 28 milion euro janë gëlltitur nga “kamikazët e plehrave” por ende nuk ka filluar përpunimi i tyre.