Ja çfarë thotë Bartomeu kur pyetet për rikthimin e Neymarit te Barça

520
Sigal

Neymar ka qenë i lidhur ditët e fundit me një transferim tek skuadra e Barcelonës, pasi nuk kishte më dëshirë të ishte pjesë e klubit ‘parizien’.

Por në lidhje me këtë çështje ka folur dhe Presidenti i klubit katalanas, Josep Maria Bartomeu, filloi një lojë shahu me një fjali në prezantimin e portierit Neto.

“Tani po prezantojmë Neto-n, ajo që thashë të premten e kaluar për Neymar dhe PSG nuk ka ndryshuar”, tha Bartomeu, pasi u pyet nëse Barça do hyjë në tratativë për Neymar, duke qenë se klubi francez i ka dhënë leje të largohet.

Me pak fjalë tani do jetë çështje parash, çështje ofertë-kërkesë, por ndikim do të ketë edhe e ardhmja e Antoine Griezmann, sepse do të përcaktohet se cili do të jetë i preferuari i klubit katalanas.

Sot, drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, pranoi se nëse vjen oferta e duhur për sulmuesin brazilian do e lënë të lirë të largohet.