Deputeti Luçiano Boçi i bashkohet ‘Foltores’ së Elbasanit, demokratët mbushin sheshin para ‘Teatrit Skampa’

150
Sigal

‘Foltorja’ e Elbasanit e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur rreth saj demokratët e këtij qarku, ku ajo që bie në sy është edhe prezanca e deputeti Luçiano Boçit.

Në sheshin para Teatrit Skampa, shihen mbështetës të shumtë të ish-kryeministrit Sali Berisha, u shprehën se Basha duhet të ikë pasi i gënjeu gjatë gjithë kohës në krye të PD-së dhe se Berisha po vjen për ta rikthyer PD-në në pushtet.

Gjithashtu “Foltores” i është bashkuar edhe sekretari i PD-së, Blendi Himci i cili u shpreh se është pro hapjes së Partisë Demokratike.