Gjykata Kushtetutese do vendosë për 30 qershorin

148

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Të ndryshohet sistemi zgjedhor, të  depolitizohet dministrata zgjedhore

Jakup B. GJOÇA

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka zbardhur një raport për 30 qershorin, ku me “pambuk” kritikon procesin zgjedhor të 30 qershorit, ndërkohë që nuk i referohet fare dekretit të Presidentit të Republikës për shfuqizimin e kësaj date për zgjedhjet vendore. Së dyti, KSHH nuk përmend aspak skandalin e madh të KQZ-së së Denar Bibës, së cilës iu deshën 27 ditë që të nxirrnin (manipulonin) rezultatet e votimit të 30 qershorit. KSHH-ja nuk flet fare për vendimin  KQZ-së, dhe të Kolegjit Zgjedhor, të cilat në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës, kapërcyen kompetencat e tyre ligjore dhe kushtetuese dhe nuk njohën dekretin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e 30 qershorit. KSHH-ja nuk përmend aspak vendimin arbitrar të KQZ-së për të mos lejuar komisionerët e  Opozitës që të mbikqyrnin votimet e 30 qershorit. Nëse KSHH-ja nuk u referohet këtyre shkeljeve flagrante të Kushtetutës nga KQZ-ja, atëhere, çfarë vlere kanë rekomandimet e sheqerosura të saj? Pse KSHH-ja nuk atakon vendimin e gjykatës së Durrësit, që brenda 24 orëve dha 2 vendime të kundërta për mandatin e kryebashkiakes? Pyetja lind: Për interesat e kujt punon KSHH-ja, derisa nuk konstaton këto shkelje të rënda të Kushtetutës, të Kodit Zgjedhor gjatë votimeve të 30 qershorit?

Reagimi:

Pas caktimit të kësaj date, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) monitori në 9 Bashki të vendit, me anë të 110 vëzhguesve të tij, disa aspekte kryesore të procesit parazgjedhor, të ditës së votimit (30 Qershor 2019) dhe të numërimit. Monitorimi ynë i pjesshëm u shtri në një numër të kufizuar qendrash votimi dhe KZAZ, ndaj gjetjet e pasqyruara në raportin përfundimtar nuk mund të konsiderohen të plota dhe as gjithëpërfshirëse. Megjithëse ato mund të vlejnë në drejtim të identifikimit të disa problematikave që mund të mbahen në konsideratë në kuadër të reformës zgjedhore, reformë kjo e cila ka dështuar me nismat e ndërmarra vitet e fundit nga Kuvendi i RSH.

Nuk janë marrë parasysh rekomandimet e OSBE/ODIHR-it

KShH vlerëson se reforma zgjedhore kërkon konsensus dhe dialog të gjerë politik, transparencë dhe gjithëpërfshirje. Është e nevojshme të merren në shqyrtim rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të pasqyruara në raportet e katër proceseve zgjedhore të fundit, përfshi edhe të dt.30 Qershor 2019. Rekomandim kyç është ai për depolitizimin e administratës zgjedhore në të gjitha nivelet, i cili edhe në këto zgjedhje nuk u përmbush.

Ndryshimi i sistemit zgjedhor

Lidhur me sistemin zgjedhor, mendojmë se kjo çështje kërkon një analizë të thelluar, objektive dhe të gjithanshme. Rishikimi i sistemit zgjedhor kërkon paralelisht një reformë ligjore në mënyrën e organizimit dhe funksionimit të partive politike, forcimin e demokracisë së tyre të brendshme, ndarjen dhe balancimin e kompetencave të kryetarit të partisë për zgjedhjen e kandidaturave që i propozohen elektoratit. Pavarësisht se çdo sistem ka avantazhet dhe disavantazhet e tij, në mënyrë të veçantë për këtë çështje duhet të ketë konsultime dhe dëgjesa publike me qytetarët që janë aktiv në jetën publike.

30 qershorin do ta vendosë Gjykata Kushtetuese

Për ligjshmërinë e zgjedhjeve të dt. 30 qershor 2019 do të vendosin organet kompetente. KSHH nuk flet fare për emrat  për anëtarë të institucioneve të reja të Gjyqësorit dhe Drejtësisë, që qeveria ka përzgjedhur dhe janë dërguar në parlament, të cilët janë të shumëpërfolurit në shumë denoncime, por edhe në lidhje nepotike, familjare dhe krushqie me zyrtarët e lartë të qeverisë.