Skafi shpërthen në flakë në plazhin e Borshit

549
Sigal

Një skaf është përfshirë nga flakët në plazhin e Borshit mesditën e sotme.

Fatmirësisht nga incidenti nuk ka të lënduar, ndërsa nuk dihen ende arsyet që kanë shkaktuar zjarrin në skaf.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Pak javë më parë një anije turistike në Karaburun u përfshi nga zjarri duke u djegur plotësisht.