Arrestohet numri 2 i PS-së/ Ja emri dhe akuza

604
Sigal

Është vetëdorëzuar në polici nëndrejtori i Kadastrës së Durrësit, Arben Isaku, i cili ishte shpallur në kërkim disa ditë më parë nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Gjithashtu është vetëdorëzuar në policinë e Durrësit edhe ekonomisti Redi K., 27 vjeç.

Arben Isaku është kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste në Bashkinë e Durrësit si dhe sekretari organizativ i PS-së.

Ai u shpall në kërkim për veprën penale ‘shpërdorimi të detyrës’ dhe ‘falsifikimi i dokumenteve’.