“29 mijë urgjenca kirurgjikale që nga fillimi i pandemisë”, Spahia: Çuditë nga Manastirliu nuk kanë të mbaruar

290
Sigal

Ish-deputeti i Partisë Demokratike. Bardh Spahia ka hedhur poshtë disa shifra të publikuara nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në lidhje me emergjencat kirurgjikale të kryera tek Trauma në Tiranë.

Në një postim në Facebook, Spahia shkruan se Manastirliu gënjen kur thotë se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani tek Trauma janë kryer 29 mijë urgjenca kirurgjikale.

Reagimi:

OGERTA DHE ARITMETIKA E MASHTRIMIT!!!
Cuditë nga ministrja e shëndetësisë nuk kanë të mbaruar! As nuk merr vesh nga kjo fushë, por as përpiqet ta kuptojë sado pak dhe lëshon budallallëqe të nivelit olimpik, si mburrja se në Spitalin e Traumës qenkan bërë prej fillimit të epidemisë 29 mijë urgjenca kirurgjikale!!!!
Mesa duket ministrja është po aq e paditur edhe në aritmetikë, sepse ajo shifër tejkalon cdo imagjinatë. Së pari është aritmetikë e thjeshtë. 29 mijë ndërhyrjet që pretendon Ogerta, nëse pjesëtohen me 6 muaj të epidemisë, del shifra 4833 (ndërhyrje në muaj). Po ta pjesëtosh në 30 ditë që ka muaji, i bie që sipas Ogertës, në Spitalin e Traumës të jenë bërë 161 ndërhyrje kirurgjikale në ditë!!!! Dhe kjo edhe në kushtet, kur ndryshe nga sa e fsheh apo nuk e di Ogerta, prej datës 18 Maj deri në 13 Korrik, kirurgjia e QSUT ka qenë krejtësisht funksionale, pra ndërhyrjet kirurgjikale nuk kanë qenë ekskluzivitet i spitalit të Traumës!!!!
Ose injoranca është edhe më e madhe, nga sa mund ta imagjinojmë, ose pastaj mashtrimi është kthyer në mënyrë jetese e nuk njeh më asnjë kufi, as njerëzor e as llogjik!
Abuzim dhe mashtrim, kaq kanë bërë në 7 vite sepse nuk njohin asnjë mënyrë tjetër pune! Modeli Edi Rama është fatkeqësi e kosto për shqiptarët!
#25prill#MePDshpresëpërShqipërinë