Olti Curri ironizon urimin e Ramës: Duhen votat e socialistëve të vjetër se “rilindasit” morën lekët i fshehën në Dubai

355
Sigal

Blogeri shqiptar Olti Curri ka ironizuar urimin  që Kryeministri Edi Rama i ka bërë Fatos Nanos me rastin e 68 vjetorit të lindjes. Sipas Currit ky urim vjen pasi Edi Rama e ndjen tensionin e afrimit të zgjedhjeve dhe i duhen votat e socialistëve të vjetër.

“Po vjet kur Fatos Nano mbushi 67 vjeç, ku ishte Edi Rama ? Pse gjithe keto vite nuk e urove ? Apo 67 vdeksh dhe 68 rrofsh, se na duhen votat e Socialisteve te vjeter se Rilindasit moren leket i fshehen ne Dubai, Qipro, Panama edhe nuk i hedhin per fushate…Pirdh Edi Rama pirdh… prit vitin tjeter se do ta besh urimin 69-ç…”, shkruan Olti Curri.