Territorialja, Arvizu: Të merren parasysh sugjerimet, dhe kompromis

403
Sigal

TIRANE- Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksander Arvizu ka vlerësuar punën e qeverisë shqiptare lidhur me reformën territoriale dhe ndarjen e re administrative, ndërsa ka theksuar se duhet të merren parasysh sugjerimet e bëra. Sipas ambasadorit Arvizu kompromisi është rruga më e mirë për realizimin e kësaj reforme. Këto deklarata, kreu i delegacioni të SHBA në Tiranë i bëri pas vizitën në Komunitetin Mysliman për festën e Fiter Bajramit.