Gerti Bogdani: …’debat idiot’ – thotë Rama dhe Velia për ata që duan gjelbërim e hapësira dhe jo beton!!!

495
Ish-deputeti Gert Bogdani ironizon deklaratën e kryeministrit Rama, në inaugurimin e segmentit të Bulevardit të Ri në Tiranë, së bashku me kryebashkiakun Veliaj, ku, midis të tjerave, kryeministri Rama e cilësoi “debat idiot”, kundërshtimin e qytetarëve të Tiranës për ndërtimin e kullave të reja në Tiranë. Gert Bodgani shkruan: “….’debat idiot’ – thotë Rama e Veliaj për ata që duan gjelbërim e hapësira dhe jo beton! Shpresoj të shohim kulla të reja’ thonë, pavarësisht se Tiranën e kanë mbushur me kulla në çdo cep e xhep! Fatkeqësi që qytetin e drejtojnë njerëz që mendojnë vetëm për pallate, beton e para! I morën frymën njerëzve, e përse? Që një grusht i vogël pushtetarësh e biznesmenësh miq të pushtetit, të vazhdojnë të pasurohen në kurriz të banoreve të këtij qyteti!
Sigal