FOTO/ Parku Rinia: I mbjetoi bandave të ‘97-ës, por jo bandës Rama

212

Pedagogu Ervin Goci, aktivist i njohur i shoqërisë civile, ka publikuar sot pamjet tronditëse të pemëve të shkulura në Parkun Rinia, parkun e gjelbër që po mbulohet me asfalt. Në shënimin e tij ironik në Fb, Goci shkruan sot krahas fotove dëshpëruese:

“Mirëmëngjesi nga Parku Rinia. Të gjithë pengesat që i ndalin rrugën Rilindjes, do të hidhen në tokë për t’i hapur rrugën progresit të pakthyeshëm. Ave Rilindjes! Përpara në erën e re të betonit!” .

Fotot e Gocit kanë ngjallur indinjatën e shumë qytetarëve, me të cilët ai ka replikuar në vijim. Një ndër komentuesit, ka reaguar me këto fjalë: “I shpëtuan viteve ‘90 dhe ’97, edhe 21 Janarit, por jo Rilindjes së krimit e bandave, PS –  G99 – MJAFT…