VIDEO/ Floida Kërpaçi: Protesta, drejtoreshat e Rilindjes të heqin dorë nga presionet mbi gjimnazistët

522
Sigal

Deklarata për media e deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi

Jemi në këtë deklaratë për shtyp, për të denoncuar publikisht drejtoreshat e Rilindjes, të cilat në vend të mbështesnin gjimnazistët e lirë kërkues të të drejtave të tyre, kërcënojnë, ofendojnë dhe intimidojnë gjimnazistët e vendit tonë!

Ju ftoj të ndiqni rastin e drejtoreshës së gjimnazit Sami Frashëri, Teuta Dobi, e cila nëpërmjet kërcënimit, shantazhit, ofendimit, pafytyrësisht kërkon të pengojë gjimnazistet për të dalë në protestë!

Teuta Dobi, hiq dorë nga presioni i ushtruar mbi gjimnazistët e Sami Frashërit!

Presioni psikologjik, do të shoqërohet me padi kundrejt teje dhe do të vazhdojmë me çdo drejtoreshë tjetër, e cila ndjek modelin e kërcënimit të të rinjve!

Kishim paralajmëruar që do të demaskonim publikisht shantazhet e ulëta të drejtoreshave ndaj nxënësve dhe po i sjellim sot për çdo familjar, prind dhe të ri!

Në emër të të rinjve, ju paralajmërojmë se ky nuk është rasti i vetëm, kemi video të tjera, që tregojnë shumë qartë se si drejtoreshat e vendit shantazhojnë nxënësit me qëllim zbatimin e urdhrit të kryeministrit dhe ministreshës!

Shërbëtorët e Rilindjes dhe kryeministrit kini kujdes, çdo gjimnazist është i lirë për të protestuar në mënyrën më shembullore dhe demokratike!

Ata ju kanë ftuar t’i bashkoheni kauzës së të rinjve, ju si prindër dhe bashkëvuajtës të sistemit të krimit, ndaj dilni dhe mbështetini të rinjtë kundër hajdutërisë së qeverisë!

Jo intimidim dhe përçarje për të rinjtë!

Të rinjtë e bashkuar kanë për të fituar!

Konferencë për shtyp

Konferencë për shtyp

Publiée par Floida Kerpaci sur Dimanche 16 décembre 2018