Abuzoi seksualisht me vajzën 10-vjeçare, gjendet i varur njerku 53-vjeçar grek

440
Sigal

Një 53-vjeçar grek mësohet se i ka dhënë fund jetës, pasi bashkëshortja shqiptare, 35 vjeçe, e kishte paralajmëruar se do e denonconte në polici për abuzim ndaj vajzës së mitur, 10 vjeçare.

Mediet greke bëjnë me dije se sot në orën 09.30 53-vjeçari u gjet i varur në Athinë, në depon e spitalit Thriasio, ndërsa afër tij u gjet një “kërkoj ndjesë për të keqen që bëra”.

Policia ka arritur të zbardhë menjëherë ngjarjen, pasi disa orë më parë 35 vjeçarja shqiptare e kishte informuar se do denonconte në polici abuzimin seksual ndaj vajzës së saj 10-vjeçare nga martesa e mëparshme.

Çifti ka debatuar ashpër pas ankesave të fëmijës 10-vjeçar, pasi fillimisht 53-vjeçari mohoi gjithçka, por ka qenë ndërhyrja e 3-vjeçares në debat e cila mësohet të ketë thënë: “mami, babi uli pantallonat dhe u fut i zhveshur në dhomën e motrës”.

Bëhet e ditur se 53-vjeçari pranoi abuzimin dhe i’u lut gruas të mos e denoncojë. Denoncimi u krye në policinë e Atikës Lindore, pak orë para se viktima të gjendet i varur, në spitalin Thriasio.

Çifti ka një vajzë 3 vjeçare nga kjo martesë. Pikërisht vajza 3-vjeçare ka qenë që ka bindur 35-vjeçaren për aktet abuzuese të 53-vjeçarit.