Lulzim Basha paralajmëron daljen e dokumentave, “aferë kriminale tek Unaza e re”

483
Sigal

-Edi Rama dhe Erjon Veliaj sëbashku, kanë ndryshuar planin urbanistik të qytetit, në mënyrë që eksponentët e krimit të organizuar të pastrojnë paratë e drogës. Është manipuluar plani urbanistik i qytetit të Tiranës, për ti hapur rrugë një skeme kriminale e cila mbi gërmadhat apo rrënojat e shtëpive që donin të prishnin këtu do ndërtonin pallate shumëkatëshe me paratë e krimit të organizuar.

-Ne po mbledhim të dhëna zyrtare për këtë aferë kriminale, e cila për nga vlera financiare tejkalon 40 milion eurot e shqiptarëve që po vidhen nga buxheti i shetit. Brenda dy ditëve të ardhshme, ju dhe qytetarët do të kenë në dispozicion dokumentet zyrtare që faktojnë këtë që ju konfirmoj sot, pjesën e dytë të kësaj afere, akoma më të madhe nga përmasat financiare, po kaq të rëndë nga përmasat kriminale.

-Dua ta bëj të qartë sot se prej ditës së parë ne kemi mbështetur dhe mbështesim fuqimisht protestën e studentëve dhe kërkesat e tyre të drejta, 8 pikat e tyre. Sikundër dua të përsëris sot ftesën ndaj prindërve të studentëve, ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë, ndaj demokratëve, ndaj socialistëve, ndaj të gjithë anëtarëve të partive politike, por jo të organizatave kriminale si ajo e Rilindjes, t’ju bashkohen bijëve dhe bijave të tyre. Kjo është një protestë e drejtë.

Prononcimi i plotë i kryetarit Lulzim Basha në protestën e orës 17.00, në Unazën e Re

Mirëmbrëma nga protesta e përnatshme e Unazës së Re.

Edhe sot, pavarësisht rënies së temperaturave, qytetarët kanë dalë masivisht, për të vazhduar protestën e tyre, në mbrojtje të shtëpisë së tyre, në mbrojtje të të drejtës që u garanton kushtetuta dhe ligji, kundër vjedhjes në Unazën e Re, më të madhen në historinë e infrastrukturës evropiane, 40 milionë euro për dy kilometra, që ka treguar para gjithë shqiptarëve e para botës, dhe para SHBA-ve, se këtu tek Unaza e Re janë konsumuar dy krime. Krimi i parë është ai i korrupsionit të zyrtarëve të lartë, të cilët nga i pari i qeverisë e deri tek zyrtari më i thjeshtë i ARRSH-së, që kanë hedhur firmën, kanë komplotuar së bashku që t’ju vjedhin shqiptarëve 40 milionë euro, duke ndërtuar një projekt fals, të pakërkuar. Kjo është vepra e parë. Vjedhja është provuar tashmë dhe është publikuar nga media, duke nxjerrë në pah, se për të tre lotet, një kompani e tretë, Vëllezërit Hysa, është futur pa ofertë, vetëm që të mbulojë vjedhjen.

Ndërkohë, që ka më shumë se dy javë, që është zbuluar vepra e dytë penale, shumë më e rëndë, ajo e pastrimit të parave të veprës penale, e pastrimit të parave të korrupsionit, përmes zbulimit të skandalit të falsifikimit të dokumenteve zyrtare të shtetit amerikan, të shtetit të Delaware-it në këtë rast.

Edhe njëherë, për ta sjellë në vëmendjen e qytetarëve, elementët e kësaj afere korruptive të çojnë automatikisht tek një njeri. Në këtë vepër penale janë të përfshirë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, njeriu më i besuar i Edi Ramës në 20 vite, pra prej vitit 1998 apo prej vitit 2000, ky është një njeri që është gjithmonë në krahun e djathtë të Edi Ramës. Është përfshirë Policia e Shtetit, e cila ka ushtruar dhunë mbi këta banorë, ka arrestuar, ka shoqëruar nëna shtatzëna, fëmijë 13 vjeç, është përfshirë Policia Bashkiake, e cila në mbështetje të veprimeve të paligjshme të Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, kanë shkatërruar në mënyrë të paligjshme shtëpitë e këtyre qytetarëve, është përfshirë Agjencia e Prokurimit Publik, që ka bërë tenderin korruptiv me dokumente false, është përfshirë Qendra e Regjistrimit të Biznesit (QKR-ja), e cila ka regjistruar këtë kompani me letra false, në shkelje të ligjit amerikan dhe ligjit shqiptar, është përfshirë Bashkia e Tiranës dhe vetë kryetari i Bashkisë, i cili për të mbuluar vjedhjen është angazhuar personalisht, për të shpejtuar shkatërrimin e këtyre banesave, duke hedhur para e propagandë, duke korruptuar disa prej banorëve të kësaj zone, që gjoja prishën shtëpinë vullnetarisht.

Pra kemi të bëjmë me një krim shtetëror, ku është i përfshirë nga i pari tek i fundit, dhe nuk ka pikë dyshimi që i vetmi njeri që mund të garantojë dhe të koordinojë një vjedhje të tillë, të detyrojë gjithë këto organe shtetërore, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Infrastrukturës, Bashkinë e Tiranës, të kryejnë veprime të tilla, pa asnjë transparencë, pa asnjë konsultim, është kryeministri Edi Rama. Edi Rama është drejtpërdrejt i përfshirë në këtë aferë. Është fakt i njohur botërisht dhe i publikuar nga mediat se Edi Rama e ka bërë këtë pazar kokë më kokë me të tre kompanitë; Salillarin, Victoria Invest-in dhe “DH – Biba X”-in.

Megjithatë, Edi Rama ka edhe prokurorinë. Që prej një viti – sot është 16 dhjetor – Edi Rama e ka kapur prokurorinë përmes Arta Markut, e cila ka 6 javë që hesht. Është e njëjta Arta Marku që urdhëroi arrestimin e kuksianëve, kur u ngritën kundër koncesionit korruptiv të kompanisë Salillari-Kastrati në Rrugën e Kombit, është e njëjta Arta Marku e cila urdhëron vartësit e saj të arrestojnë, të mbajnë në paraburgim qytetarë që dalin të mbrojnë shtëpitë e tyre, është e njëjta që i ka mbushur burgjet me fukarenj, por që nuk ka arrestuar akoma asnjë zyrtar për këtë vepër korruptive, për këtë vjedhje, e cila ka shtangur shqiptarët, Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo është e vërteta për të cilën banorët janë bashkuar dhe falë këtij bashkimi kjo e vërtetë ka dalë në shesh. Po të mos kishte patur një bashkim të tillë të banorëve, natyrisht në mbrojtje të tillë ka qenë prej ditës së parë opozita, Partia Demokratike, partitë e tjera opozitare, këtu sot do të ishte një kantier, kantier vjedhjeje, kantier shkatërrimi, këto shtëpi do të ishin prishur dhe gjurmët e këtij krimi do të ishin fshehur.

Prandaj, unë dua të përgëzoj nga zemra banorët që i kanë bërë një shërbim të madh, jo thjesht shtëpive të tyre, familjeve të tyre, fëmijëve të tyre, por Shqipërisë dhe atyre përfaqësuesve të faktorit ndërkombëtar që mund të kenë patur – derisa kjo aferë të plaste – ndonjë iluzion. Nuk ka njeri që nuk e kupton që këtu kemi të bëjmë me një vjedhje, me një hajdutëri të përmasave të mëdha, ku janë të përfshirë krerët e qeverisë.

Dhe kjo ndodh në një kohë që vendi po vuan pasojat e një qeverisjeje që ka ndërmend vetëm grabitjen, që ka politikë vetëm grabitjen. Këtë që bëjnë tek Unaza, e bëjnë kudo, me koncesionet korruptive, me grabitjen e pasurive të shqiptarëve, me bregdetin, me minierat, me naftën, me tarifat e universiteteve, me taksat, me gjithçka, në qendër është grabitja. Nuk ka politikë ekonomike, dhe si rezultat kostoja e jetesës së shqiptarëve është bërë e papërballueshme, 90 % e shqiptarëve sot janë në një gjendje ekonomike të papërballueshme. Dhe vetëm një grup shumë i vogël njerëzish është pasuruar, Edi Rama dhe një grusht oligarkësh, të cilët nuk jetojnë më në këtë realitet, jetojnë në një realitet sheikësh, të zhytur në lluks, në udhëtime luksi, në vila luksoze, makina luksoze.

Kundër kësaj janë ngritur qytetarët në të gjithë Shqipërinë, të cilët kërkojnë uljen e çmimit të naftës, uljen e çmimit të energjisë, sipërmarrja e vogël, biznesi i vogël. Dhe ne jemi totalisht në mbështetje të tyre.

Por protesta që i ka vënë vulën gjendjes së emergjencës kombëtare është protesta e studentëve shqiptarë. Kryengritja e dytë studentore shqiptare e Dhjetorit 2018 është shprehja më e çiltër dhe më e drejtpërdrejtë e revoltës që qytetarët kanë. Nëse të tjerët, me përjashtim të këtyre banorëve, që u erdhi e keqja tek shtëpitë dhe reaguan, hezitonin, ishin në plogështi,

Nëse të tjerët akoma hezitonin, ishin në plogështi, rinia shqiptare u ngrit dhe me kurajon e saj po vret frikën nga dita në ditë. Me kryengritjen e saj, rinia shqiptare, njësoj si banorët e unazës së re, banorët e Bulevardit të Ri, banorët e Shkodrës, banorët e Himarës, sipërmarrja e vogël, kanë prishur rehatinë e hajdutëve, kanë destabilizuar mendërisht Edi Ramën, I cili siç e shikoni bën lloj-lloj karagjozllëqesh nga mëngjesi deri në darkë, por nuk I jep përgjigje dy-tre pyetjeve të thjeshta.

E para: Cila është përgjegjësia e Edi Ramës për katër institucione në varësi direkte të tij, përfshirë në vjedhje këtu?

Sa para fiton Edi Rama nga kontot sekrete të DH-së dhe falsifikimit të dokumentave të kësaj kompanie në shtetin e Delaëere në SHBA?

Pse nuk i plotëson menjëherë 8 kushtet e studentëve?

Natyrisht që ne e dime se pse! Sepse paratë që duhet të shkonin për univeristetet, duhet të shkonin për konvikte, duhet të shkonin për cilësinë e mësimdhënies, Edi Rama i ka bërë rrush e kumbulla. Një pjesë i ka bërë fasada, u ka bërë zyra luksoze në kryeministri, te ministria e Lindita Nikollës, te ministritë e tjera dhe një pjesë i kanë vjedhur. Thjeshtë dhe vetëm i kanë vjedhur!

Prandaj është e kuptueshme që studentët nuk i zënë besë. Si mund t’i zësh besë dikujt që është kapur në vjedhje, është kapur në hajdutëri dhe nuk përgjigjet pork a zgjedhur si përgjigje vetëm mashtrimin.

Dua ta bëj të qartë sot se prej ditës së parë ne kemi mbështetur dhe mbështesim fuqimisht protestën e studentëve dhe kërkesat e tyre të drejta, 8 pikat e tyre.

Sikundër dua të përsëris sot ftesën ndaj prindërve të studentëve, ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë, ndaj demokratëve, ndaj socialistëve, ndaj të gjithë anëtarëve të partive politike, por jo të organizatave kriminale si ajo e Rilindjes, të ju bashkohen bijëve dhe bijave të tyre. Kjo është një protest e drejtë.

Kërkesat e tyre kanë mbështetjen time të plotë, kanë mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike, kanë mbështetjen e plotë të çdo qytetari të ndershëm.

Edi Rama nuk ka asnjë lloj besueshmerie më të ulet e të negociojë me ta.

Një vit më poarë Edi Rama ia hodhi popullit shqiptar dhe faktorit ndërkombëtar, kur nga njëra anë bëri marrëveshje për zgjedhje të lira e të ndershme dhe pastaj i dhunoi ato. Një vit më vonë e ka kuptuar shumë qartë, bota dhe Shqipëria, se problem është Edi Rama. Ndaj nuk ka më besim tek ai. Ai duhet të plotësojë kërkesat e studentëve, ne i mbështesim këto kërkesa dhe ne I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve ti bashkohen protestës së tyre.

Protestat janë ngritur në të gjithë Shqipërinë. Këto nuk mund të ndalën më, nuk mund të ndalën dhe nuk ndalen më! Kjo nuk është një gjendje e cila mund të menaxhohet përmes propagandës dhe mashtrimeve të tij, apo shërbimeve që u bëjnë disa media të cilat janë bashkëhajdutë, tek unaza e re dhe tek skemat e tjera korruptive.

Së treti: Këtu tek Unaza e re është konsumuar një krim i tretë që përfshin drejtëpërdrejt Erjon Veliajn dhe Edi Ramën. Është manipuluar plani urbanistic i qytetit të Tiranës, për t’i hapur rrugë një skeme kriminale e cila mbi gërmadhat apo rrënojat e shtëpive që donin të prishnin këtu do ndërtonin pallate shumëkatëshe me paratë e krimit të organizuar. Me paratë e krimit të organizuar, të njerëzve që kanë bërë drogën dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

Siç ju kam paralajmëruar prej disa ditësh, ne po mbledhim të dhëna zyrtare për këtë aferë kriminale, e cila për nga vlera financiare tejkalon 40 milion eurot e shqiptarëve që po vidhen nga bixheti i shetit. Pra, këtu vidhet dyfish, apo plani është të vidhet dyfish: 40 milion euro nga buxheti dhe dhjetra milion euro të tjera me ndërtime mbi këto banesa që duan ti prishin pa ligj, ku do të pastrohen paratë e drogës. Për këtë Edi Rama dhe Erjon Veliaj sëbashku, kanë ndryshuar planin urbanistik të qytetit, në mënyrë që eksponentët e krimit të organizuar të pastrojnë paratë e drogës dhe natyrisht ti ndajnë ato me Edi Ramën dhe shpurën e tij të korruptuar

Besoj se brënda dy ditëve të ardhëshme ju dhe qytetarët do të kenë në dispozicion dokumentat zyrtare që faktojnë këtë që ju konfirmoj sot, pjesën e dytë të kësaj afere, akoma më të madhe nga përmasat financiare, po kaq të rëndë nga përmasat kriminale.

Faleminderit​