Endrit Braimllari: “Vendi ka nevojë për vende pune të mirëpaguara që të përballojnë koston e jetesës”

74
Kryetari i LSI Tiranë, Endrit Braimllari mori pjesë në një takim me anëtarësinë e Lëvizjes së Gruas për Integrim të Njësisë administrative 7 në Tiranë.

Në këtë takim u diskutua për përfaqësimin e grave dhe rolin e tyre në shoqëri, për koston e jetesës e cila nuk përballohet dot me pagat aktuale. Braimllari theksoi se vendi ka nevojë për vende pune të mirëpaguara.

“Vendi ka nevojë për vende pune të mirëpaguara që të përballojnë koston e jetesës”, tha Endrit Braimllari.