Shehu komenton deklaratën e Ramës për zgjidhjen e krizës në Kosovë: Premisë për shkëputjen e veriut

38
Sigal

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu deklaroi sot se kërkesa e Ramës që në komunat e veriut të vendoset KFOR-i është premisë për shkëputjen e veriut të Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, deputeti PD-së shkruan se dy deklaratat në dy ditë të Rames, janë krejt jashtë kontekstit të asaj që duhet bërë.

DEKLARATA E PLOTE
Deklarata e Rames sot, si premise per shkeputjen e Veriut te Kosoves.
Dy deklaratat ne dy dite te Rames, jane krejt jashte kontekstit e asaj qe duhet bere.
Tingellojne te ngjashme me “shkembimin e territoreve”, per Serbine e Madhe e “Jugosllavine e re”
Para dy ditesh Rama kerkonte nje “Konference te jashtezakoneshme per paqe”.
Qe mund te coje ne zerimin e cdo gje te eshte arritur prej 1999.
Qe do te thote: Cdo gje fillon nga e para sepse Serbia eshte e vendosur ne agresionin e saj e ne mos njohjen e Kosoves!!!!
Sot nje tjeter “ide” e tij:
Veriun e Kosoves ta marre nen kontroll KFOR!
Se pari dua te pyes cfare do te thote me kete?
Sepse Veriu i Kosoves, Komunat e tij jane territor sovran i Kosoves, edhe sipas percaktimit te Gjykates Nderkombetare.
Si i tille ai eshte ne vartesi me Prishtinen ne shume e shume drejtime.
Po keshtu keto komuna duhet te kene pushtetin e tyre lokal, ndryshe nuk ka demokraci e zhvillim.
Pra sinqerisht e pyes perseri:
Cfare do te thote qe Veriu i Kosoves te kaloje nen konrollin e KFOR??
A nuk pregatit nje gje e tille premisat per ndarjen e Veriut nga Kosova?!
Dhe per “cudi” pikerisht kete e ka kerkuar Vucic edhe parpara dy ditesh!! Dhe te thuash pastaj qe nuk ka kordinim!
Pa asnje dyshim duhet forcuar bashkepunimi midis struturave te rendit e mbrojtjes se Kosoves me KFOR, por kjo nuk do te thote qe te kaloje nen “Kontrollin e KFOR”.
Pa asnje lekundje duhet permiresuar bashkepunimi e kordinimi i Qeverise Kosoves me partneret tane, por kjo nuk do te thote se vendi duhet te kaloje “nen kotrollin e tyre”
Duhet punuar per nje platforme reale per Asociacionin e Komunave serbe ne Veri, por kjo duhet bere ne perputhje me Kustetuten e vendimet e Gjykates Kushtetuese te Kosoves, se kjo nuk mund te jete shkeputje te tyre e as Republica Serbskaja.
Rama me deklaratat e tij te perseritura te jep pershtypjen se ka ngelur i coroditur diku, si nje person me disa padrone.
Dhe tashme nuk di se kujt t’i beje “qejfin”!