Drejtorët që ikin dhe kush i zëvendëson

204

Mbledhja e qeverisë që u zhvillua gjatë ditës së djeshme, nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha, reflektoi një gjendje emocionale të rënduar, edhe për faktin se aty u fol për lirimin nga detyra të 32 zv. ministrave, gjë që paralajmëron  se së shpejti do të largohen edhe ministrat, apo zyrtarët e tjerë. Pa llogaritur këtu, drejtorët e drejtorive në ministritë përkatëse, të cilët kanë filluar të japin dorëheqjen një e nga një. Nga ana tjetër, në kampin e koalicionit të Majtë, po përgatiten me shpejtësi listat e drejtorëve të drejtorive, ndërkohë që ato të zv/ministrave që do të emërohen, janë bërë gati qysh në javën e kaluar. Ndërsa drejtorët e drejtorive janë në përfundim e sipër.

Pritje dhe ankth për postet

Drejtorët politikë dhe sekretarët e Përgjithshëm do të japin dorëheqjen deri nesër në drekë, por disa mund të shtyjnë dorëzimet edhe për disa ditë. Palët që ikin, aktualisht janë të tronditur nga pasiguria e së nesërmes, duke pasur frikë se mos mbeten pa punë, ndërsa individët që presin të emërohen nga dita në ditë në poste drejtorësh, apo zv.drejtorësh janë të mbërthyer nga ankthi se mos diçka mund të ndryshojë në çastin  fundit dhe ata mund të digjen. Tani më, ajo prej së cilës kishim më shumë frikë ka ndodhur dhe Rama ka zgjedhur dy personat më të pavolitshëm për këshilltarë, siç ishte Shkëlzen Maliqi dhe Fate Velaj, të cilët kanë ngjallur shumë kundërshtime. Nëse edhe emërimi i drejtorëve do të bëhet në këtë optikë, atëherë ky do të jetë një gabim, jo pa kosto në mbarëvajtjen e punëve të qeverisë. Por sidoqoftë, personat që presin të kurorëzohen si drejtorë drejtorish qëndrojnë me telefon në vesh për të marrë vesh lëvizjet e minutës së fundit, nëse ata janë ende në listë, apo janë hequr që andej. Shumica e këtyre drejtorëve janë nga PS-ja dhe LSI-ja, por një pjesë e vogël do të përfaqësohet edhe nga partitë e tjera aleate, në bazë të marrëveshjes. Kështu Milo, Gjinushi, Koçi, Beqiri, etj., presin një përfaqësim të konsiderueshëm, megjithëse, sipas burimeve nga PS, ata janë të parët që do të zhgënjehen më tepër se të tjerët. Madje Gjinushi, ka humbur çdo shpresë për rigjenerim të marrëdhënieve ndërpartiake me PS-në, për shkak të mospërfshirjes në qeverisje. Ndërkaq, Ngjela duket krejtësisht indiferent, ndërsa Kurt Kola, shpreson për Kryesinë e Shoqatës së të Përndjekurve, Politikë si edhe për një ristrukturim të ndryshëm të saj. Ndërkaq, sot deri në mesantë, Kryeministri Berisha do të japë dorëheqjen, e cila kushtëzohet edhe nga procedura formale që mund ta shtyjnë këtë veprim për 24 orë të tjera.

Ja emrat e zv/ministrave që shkarkohen

Mbledhja e qeverisë së djeshme vendosi lirimin nga detyra të gjithë zv/ministrave, duke përfshirë aty, përfaqësuesit e PD-së, apo nga radhët e aleatëve të partive të djathta. Kështu, pas 6 vitesh në pushtet selia blu largohet nga drejtimi i kabinetit, duke larguar sipas rregullit, të gjithë drejtuesit politikë të kësaj qeverie. Më poshtë po japim të plotë emrat e 32 zv/ministrave të cilët që nga dita e djeshme do të dalin të kërkojnë punë nëpër vende të tjera publike, ose private duke pritur zgjedhjet e ardhshme pas katër viteve. Kështu nga kjo detyrë largohen:

 Ekrem Spahiu, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Arta Musaraj, zëvendësministre e Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Arjan Starova, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Grida Duma, zëvendësministër i Integrimit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Ndoc Faslia, zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, lirohet nga kjo detyrë.

Ardian Tana, zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Halit Shamata, zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kreshnik Çollaku, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Edith Harxhi, zëvendësministre e Punëve të Jashtme, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Albert Gajo, zëvendësministër i Shëndetësisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Bardh Spahia, zëvendësministër i Shëndetësisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Sajmir Hoxha, zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Taulant Bino, zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Arben Demeti, zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Afërdita Zëri, zëvendësministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kastriot Sulka, zëvendësministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Suzana Turku, zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Abaz Hado, zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Nikollë Lesi, zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Salih Tagani, zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Adriatik Alimadhi, zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transportit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Flamur Kuçi, zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transportit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Ernest Noka, zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transportit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Alfred Rushaj, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Nezir Haldeda, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Nard Ndoka, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Arben Ristani, zëvendësministër i Brendshëm, litohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Ferdinand Poni, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Ermal Dobi, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Brikena Kasmi, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Enno Bozdo, zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Neritan Alibali, zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Ja postet  qeveritare që pretendojnë aleatët

Siç pohoi  për “Telegraf”, edhe koordinatori i PS-së me aleatët, Gjet Ndoj, kryetarët e partive aleate i kanë dorëzuar atij kërkesat e tyre për postet qeveritare, që do të dëshironin dhe kjo listë i është dorëzuar Kryeministrit Edi Rama gjatë këtyre ditëve. Kështu PDS-ja e Milos mund të marrë postin e  zv/ministrit  të  Jashtëm,  Drejtorinë e Përgjithshme  të Postave dhe 4 drejtori rajonale. Ndërsa, PSD-ja e Gjinushit, mund të marrë postin e zv/ministrit të Arsimit, Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Dhe 4 drejtori rajonale. Nga ana e vet, PDK-ja e Mark Frokut, mund të marrë postin e zv/ministrit të Brendshëm, AKBN-në dhe 4 drejtori rajonale. PSV ‘91 e Petro Koçit, mund të marrë zv/ministër i Mbrojtjes, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe 4 drejtori rajonale. Gjergj Koja, mund të marrë QSUT-në ose ASHR-në e Tiranës dhe 2 drejtori rajonale. Po kështu Idajet Beqiri, synon Autoritetin e Kontrollit Ushqimor dhe 2 drejtori rajonale. Në listë janë edhe disa parti të tjera aleate, që kanë një numër të konsiderueshëm votash, por me pak kontribut të deritanishëm opozitar, sikurse Partia Ardhmëria Shqiptare, Aleanca Popullore, PDIP-ja, AAK-ja, etj, të cilët mund të marrin poste të nivelit të tretë e rajonal në qeverisjen e Ramës.

Vendet e reja të punës që hapen

Përveç sektorëve të ndryshëm shtetërorë, ku  eksponentët politikë, drejtorët dhe sekretarët e përgjithshëm japin dorëheqjen,  vendet e punëve që hapen nëpër drejtoritë e 19 ministrive janë të panumërta. Dhe kërkesat ndaj tyre janë të shumta. Por aty në postet e drejtorëve do të vendoset në bazë të marrëveshjes së partive të koalicionit të Majtë. Natyrisht, edhe këtu vendet kryesore dhe numrin më të madh të drejtorëve do e kenë dy partitë kryesore PS-LSI, por partitë aleate sidoqoftë do të ngushëllohen me sektorët përkatës që do përfitojnë. Kështu vetëm në departamentet e Kryeministrisë do të hapen rreth 100 vende pune, në rreth 10 departamentet kryesore të saj. Në këto departamente përveç drejtorëve do të ketë, zv.drejtorë dhe shefa sektorësh të veçantë, duke filluar nga, Zyra e Komunikimit dhe Informimit, Departamenti i Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj, Departamenti i Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsionit, Departamenti Legjislacionit dhe Koordinimit, Departamenti i Financës, Personelit dhe Shërbimeve, Departamenti Shqipëria Dixhitale Drejtoria e Dokumentacionit, Drejtoria e Marrëdhënieve Publike. Po kështu në ministrinë e Financave ndodhen disa nga drejtoritë më të preferuara për kandidatët. Sepse aty  ndodhet Drejtoria Përgjithshme e Thesarit, Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit Drejtoria e Përgjithshme e Politikave Makroekonomike dhe Fiskale, Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit te Borxhit Publik, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse, si edhe 10 drejtori të tjera që do të jenë nën urdhrat e ministrit të Financave, Shkëlqim Cani. Nëpër këto drejtori janë caktuar kontingjente nga Partia Socialiste, nga LSI, por edhe ndonjë nga partitë aleate. Gjithashtu, tre institucione kryesore në varësi të Ministrisë së Financave janë: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Aq të rëndësishme janë këto drejtori, saqë duket se bërrylat më të forta do të reflektohen pikërisht aty. Nga ana tjetër në Ministria e Transportit përfshihet Sektori i Politikave të Transportit Rrugor, Sektori i Politikave të Transportit Detar, Sektori i Politikave të Transportit Ajror, Sektori i Politikave të Transportit Hekurudhor si edhe 8 drejtori të tjera. Ndërsa në Ministrinë e Brendshme, janë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, Departamenti i Administratës Publike Drejtoria e Zhvillimit Organizativ, Funksional& Politikave të Pagave, Drejtoria e Zhvillimit & Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Informatizimit të Administratës Publike, Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Zhvillimit & Integrimit Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Drejtoria e Auditimit të Brendshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetës, Drejtoria e Përgjithshme e Inspektimit të Çështjeve të Sigurisë & Standardeve. Ndërkaq, në Ministrinë e Mbrojtjes, Drejtoria e Inspektimit të Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Mbrojtjes, Drejtoria e Politikave Strategjike të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë, si edhe 16 drejtori të tjera, ku synojnë të punësohen me qindra persona. Ndërkaq, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit të Lartë, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, Agjencia Kombëtare e Provimeve, Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar, Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë, Ministria e Bujqësisë. Po kështu drejtori të shumta ekzistojnë  edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, si Qendra Spitalore Universitare  “Nënë Tereza”, Tiranë, Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” Tiranë, Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni “,  Spitali Universitar i Sëmundjeve të Mushkërive “Shefqet Ndroqi” . ndërsa në Ministrinë e Drejtësisë kemi Agjencinë e Mbikëqyrjes së Falimentit, AKPP, Avokatura e Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit, Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë, etj..