Dhoma Britanike e Tregtisë, apel për ndihma për familjet në nevojë

753
Dhoma Shqiptare Britanike e Tregtisë dhe Industrisë ka vendosur të kontribuojë direkt te familjet që janë prekur më rëndë nga përmbytjet me shumë fillestare prej 1500 sterlinash. Kjo Dhomë u bëri apel të gjithë anëtarëve, partnerëve dhe bashkëpunëtorëve për të dhënë kontribute në këto ditë vërtetë të vështira për qindra fëmijë, të moshuar dhe familje në nevojë. Apelin Dhoma Shqiptare Britanike ua drejtoi edhe bashkatdhetarëve tanë në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e diasporë, për t’u gjendur pranë familjeve të preka nga kjo fatkeqësi natyrore. Ndërkaq, stafi i Dhomës, në selinë e saj në Londër, ka filluar sensibilizimin e qytetarëve dhe bizneseve britanike, si dhe të komunitetit shqiptar që jeton në Mbretërinë e Bashkuar për të dhënë kontributin e tyre. Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Britani e Madhe ka filluar procesin e çeljes së llogarive bankare të dedikuara vetëm për mbështetjen e të prekurve nga kjo fatkeqësi natyrore.
Sigal